Thyej Tabunë: Qarku Vicioz i Çështjeve të Shendetit Mendor dhe Dhuna Familjare në Shqipëri”

Thyej Tabune: Qarku Vicioz i Ceshtjeve te Shendetit Mendor dhe Dhuna Familjare ne Shqiperi”

Konference kombetare
Vendi / Kolegji Universitar *Wisdom*
Data: 13 Shkurt,2020
Ora / 10.30-13

Organizatore : Ne Dobi te Gruas Shqiptare (NDGSH)www.uaw.al
The Ballkanista/Alice Taylor
Partner: : Qendra Klinika e Ligjit “Wisdom”
Duraj Law Firm
QKNJAK/Qendra Keshillimore per Njerez me Aftesi te Kufizuar
(Shkoder)

Mbeshtetur nga: Alice Tayler –gazetare dhe aktiviste e te drejtave te njeriut / gazetare Exit News-Shpjegon Shqiperine
Asistente botuese in Chief at Info Realty& gazetare at The Shift News
Pjesemarres : gra-viktima te dhunes, aktiviste, student, nxenes, eksperte , politikane

Me teper se gjysma e grave shqiptare jane viktima te dhunes ne familje gjate jetes se tyre dhe ato qe vuajne prej ketij fenomeni jane trefish te predispozuara qe te shfaqin simptoma te semundjeve mendore, duke perfshire ketu ankthin, depresionin dhe stresin post-traumatik. Eshte e provuar gjithashtu qe ato qe vuajne nga keto semundje jane si rrjedhoje me te predispozuara qe ne te ardhmen te abuzohen, te tentojne vetevrasjen, ose te abuzojne substance te ndryshme.
Kjo do te thote qe dhuna ne familje jo vetem qe shkakton trauma tek me teper se gjysma e femrave shqiptare, por rezulton gjithashtu ne fenomene te renda sociale duke perfshire ketu rritjen e problemeve shendetesore, papunesise, abuzimit me drogen dhe alkolin, si edhe vdekjen. Nga femrat e abuzuara, 10 % do te humbasin vendin e punes, ndersa te tjerat do e kene te veshtire te punojne ose te kerkojne punesim. Kjo sjell si pasoje humbjen e pamvaresise ekonomike te femrave, qe do te thote se ato kane shume mundesi te vazhdojne te qendrojne me abuzuesit e tyre. Per me teper, grate qe bien pre e dhunes gjate periudhes se shatzanise ka mundesi qe te vuajne nga depresioni “post-partum”, I cili rrit gjithashtu mundesine qe ato te bien perseri viktima te dhunes me partneret aktuale ose te ardhshem.
Grate qe vuajne nga DPP jane me te predispozuara qe te keqtrajtohen nga partneret e tyre, edhe sikur kjo te mos kete ndodhur ne te shkuaren. Dhuna ne familje dhe shendeti mendor jane te nderthurrura dhe krijojne nje ‘qark vicioz’ shkaqesh dhe pasojash.
Momentalisht ekziston pak ose kurrfare mbeshtetje nga shteti ne lidhje me keshillim ose trajtimin e semundjeve mendore, dhe akoma me pak mbeshtetje per viktimat e dhunes familjare.
Shume doktore nuk kane formimin e plote ose te duhur ndaj ceshtjeve qe lidhen me semundjet mendore si ankthi, depresioni dhe DPP, dhe si rrjedhoje nuk jane ne gjendje qe te ndihmojne njerezit ne nevoje.
Te dyja keto fenomene konsiderohen “tabu” ne shoqerine tone dhe heshtja jone rezulton ne me shume vuajte per grate dhe vajzat.
Ne kete konference te quajtur “Thyej Tabune: Qarku Vicioz i Ceshtjeve te Shendetit Mendor dhe Dhuna Familiare ne Shqiperi” ne do te sjellim sebashku eksperte, profesioniste dhe aktiviste nga sektore te ndryshem te shoqerise qe te diskutojne idete dhe qendrimet qe kane mbi nderthurrjen e ketyre fenomeneve dhe cfare mund te behet per te ofruar ndihme. Ne do tu krijojme te mbijetuarve gjithashtu nje platforme qe te shprehen dhe te ndajne historite e suksesit perkundrejt gjithe veshtiresive

Foles /
Sevim Arbana/NDGSH
Alice Taylor/The Ballkanista
Alban Duraj/Klinika Ligjore Wisdom
Antoneta Pero/QKNJAK, Shkoder
Xhon Preci/doktor,Shkoder
Alma Hasalami/psikiater
Rovena Kurkula/Shkoder
Cynthia Vargas,Sociologe,Meksike
Meri File/piktore
Denisa Gokovi/pianiste

Ne fund te konferences, pianistja dhe artistja Denisa Gokovi, do te luaje ne piano , pjee te ilustruara me balet
Piktorja Meri File do te ekspozoje piktura /portrete te saj, qe lidhen me perpjekjet dhe luften kunder dhunes ndaj graveNe fund te konferences, pianistja dhe artistja Denisa Gokovi, do te luaje ne piano , pjee te ilustruara me balet
Piktorja Meri File do te ekspozoje piktura /portrete te saj, qe lidhen me perpjekjet dhe luften kunder dhunes ndaj grave- Alice Taylor,Alma HasalamiAlban Duraj,Antonjeta Pero, Rovena Kurkula,Meri File, Denisa Gokovi

Fotografia e The Balkanista
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments