Shqipëria pa Ministër të Jashtëm!

0

Nga Alban Daci

Një ndër kollonat më të rëndësishme të vendit dhe qeverisjes vazhdon të mbetet bosh. Sot, Shqipëria është përballë proçeseve të mëdha Rajonale, në nevojën dhe shpresën për të hapur negociatat e anëtarësimit europian e po ashtu edhe në drejtimin e radhës së OSBE. Për të gjitha këto procese Shqipëria vazhdon të jetë pa Ministër të Jashtëm. Kjo ka ndodhur për dy arsye. 1. Së pari megalomania e Kryeministrit për të drejtuar çdo gjë edhe institucionin e Ministrisë së Jashtme.

Kjo dëshirë invaduese e Ramës e ka kthyer në kukëll apo në hije Ministrin e Jashtëm 2. Së dyti, prezantimi me pompozitet i ministrit nga lobet që kanë interese dhe performanca e tij duke dëshmuar se le për të dëshiruar. Ministri i Jashtëm nuk është vetëm drejtuesi i politikës së jashtme, por dhe administrator i Sherbimit Diplomatik.

U tentua nga ministri aktual të bëhej një reformë në këtë shërbim që ndër vite është konsideruar çerdhe militantizmi, mundësi punësimi nepotizmi, por kjo reformë ka dështuar. Emërimet në këtë shërbim vazhdojnë të jenë militanteske e nepotike. Shërbimi diplomatik shqiptar ka nevojë serioze për një reformim dinjitoz dhe për hapjen e tij për profesionist të rinj e të motivuar.

Shqipëria ka nevojë urgjente për profesionistë që e përfaqësojnë atë në politikën e jashtme, mbrojnë në mënyrë dinjitoze interesat e saj e po ashtu lobojnë me sukses per interesat e saj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author