Lleshaj e pranon: Gazin lotsjellës e morëm nga Kosova

0

Sandër Lleshaj, e pranoi nga foltorja e Kuvendit se nga Kosova është marrë sasi me granata gazi lotsjellës, por mohoi që të jetë përdorur në protesta.

 “Menaxhimi i protestës ishte sipas librit të shkollës më të mirë europiane të policisë. Nga ka ardhur gazi lakrimogjen i përdorur, mund të kërkoni informacion. Gazi është përdorur nga rezervat e Policisë së Shtetit, që ka pasur në dispozicion që prej qeverisë së mëparshme. Sigiurisht që është marrë një sasi nga Kosova, por nuk është përdorur asnjëherë dhe është kthyer në dijeninë time nga është marrë”.

Gazeta Insajderi zbulon dy ditë më parë një dokument sipas të cilit nga policia e Kosovës u huazuan 500 granata me gaz lotsjellës. Kjo sasi prej 500 granata me gaz ishte “dhuratë” e Hashim Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Gazetari nga Kosova dhe drejtori ekzekutiv i Insajder, Parim Olluri në një lidhje me skype me gazetaren Beti Njuma në studion e lajmeve te Televizionit Ora sqaroi se marrëveshja është nënshkruar nga dy drejtorët e Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Për shkak të ligjit, Kosova e ka të ndaluar që t’i japë armë jo vetëm Shqipërisë, por asnjë vendi tjetër.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author