Bosi shqiptar i inceneratorëve ortak me Ben Blushin

0

Një dokument zyrtar në Bullgari ka nxjerrë zbuluar ortakërinë e Klodi Zotos , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kopmanisë të konçesionit të inceneratorëve,  me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, një emër ky shumë i famshëm dhe i njohur kudo ku del Klodi.

Inceneratoret dhe PPP-ja e qeverisë për djegien e -mbetjeve është një nga çështjet më të forta mbi të cilën media dhe opozita kanë ngritur me dhjetra akuza duke e quajtur një aferë të pastër korruptive. Mediat kanë raportuar se ky koncesion i ka marrë buxhetit të shtetit dhjetra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Skandali me i fundit ishte denocimi nga Monitor se  Inceneratorët kishin marrë 47 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Shumë media kanë ngritur akuza ka pasur edhe dhjetra denoncime, por një nga mediat më mbrojëtëse të kësaj afere është Top Channel i cili çuditërisht në kronikat e tij bën avokatinë e kompanisë dhe transmeton kronika pro djegies së mbetjeve. Një mbrojtje publike që do çudiste këdo, por dardha e ka bishtin mbrapa.

Kronikat në Top Channel  e paraqesin koncesionarin djegës plehrash, si “shpëtimtar i mjedisit dhe jetës së banorëve” në Fier, Elbasan e Tiranë, gjë që e ka lënë të qetë edhe Zoton, i cili nga “klient armik” i ekranit të Top Channel, u bë “klient mik” i tij. Asgjë nuk ka ndryshuar, e gjithë kjo tashmë e ka një shpjegim, pasi dokumenti tregon qartë lidhjen dhe bashkëpunimin e Klodi Zotos me Ben Blushin. Ortakëria e bashkëshortes të Ben Blushit me Klodian Zoton e inceneratorëve shpjegon gjithçka.

Drejtori aktual i Top Channel, dikur ministër socialist, i cili më pas doli kritik ndaj kryeministrit Rama. Ben Blushi është përfolur në media për skandale të ndryshme, akuza politike, por përtej çdo të akuze ndaj tij, CNA.al ka zbuluar ortakërinë e Ben Blushit me Klodin e inceneratorëve. “Shënjtori” Blushi del hapur me dokumenta si ortak i një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve.LEXO EDHE  I kujt ishte mjeti i blinduar me të cilin u largua Rama nga selia e PS?

Ndonëse pretendohet se Top Channel apo Top Story ekskluziv i Blushit bëjnë investigime,  zbardhin të vërteta gjoja në sulm ndaj qeverisë, duke sulmuar korrupsionin, të vërtetën e inceneratorëve, por ortakëritë nuk i tregon. Gjithçka duket e zgjidhur,  nuk është thjesht akuzë por një fakt që e tregojnë dokumentat, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me Klodian Zoton.

Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji, shkruhet në dokumentin e mëposhtëm.

Më poshtë materiali është përkthyer dhe i plotë edhe në shqip./CNA.al

EM CAPITAL GROUP AD

Numri rendor:001.

Baza e rregjistrimit:Neni 63, pika 1 dh 4 e ligjit kundër pastrimit të parave

  1. Numri fiskal 205581390
  2. Emri i kompanisë EM CAPITAL GROUP AD
  3. Forma ligjore Kompani aksionere
  4. Selia qëndrore dhe adresa e saj

Bullgari, Bashkia e Stoliçnas në Sofije. 1000 Reon Vitosa. Bulgarian Bulevar nr.88, Intrefon

  1. Aktiviteti:

Aktivitet tregtar në vend, dhe menaxhim dhe zhvillim i projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author