Zbulohet momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës nxirret nga Range Roveri i pengmarrësve

0

Gazetarja e Top Channel ka mundur të sigurojë nga burime pranë laboratorit kriminalistik, fotot ekskluzive të videos të vetme që fakton rrëmbimin e Jan Prengës.

Në video shfaqet makina e vjedhur e cila ishte vjedhur më 26 Nëntor ditën e tërmetit në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës. Në fotot e siguruara nga Anila Hoxha duket momenti kur trupi del nga makina

Këto janë dy foto ekskluzive nga video e cila tregon dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit pajetë. Por një burim i sigurt pranë laboratorit të kriminalistikës i tha gazetarës Hoxha se nga kqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarve.

Madje në një moment pamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe i fusin në qese të zeza.

E njëjta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author