Rama pret në Pallatin e Brigadave, Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

0

Kryeministri Edi Rama e ka pritur për takimin e parë në Pallatin e Brigadave.

Kujtojmë që Kurti më herët e paralajmëroi këtë vizitë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

‘Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar’, u shpreh kryeministri i ri. 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author