Përplasja/ Këshilltari i Kurtit, Ramës: Sundues territoresh
Aktivisti i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Arbër Zaimi njëkohesisht këshilltari i kryeministri te Kosovës, Albin Kurti , shkruan se ky i fundit është politikan që synon zgjerimin e hapësirës manovruese të vendit e shoqërisë së vet në politikën ndërkombëtare, aq sa meriton e sa ka të drejtë një komb i vogël si yni.
‘Ndërsa politikanët shqiptarë gjatë dekadave të fundit, janë prirë kah ngushtimi i hapësirës së tyre manovruese, duke deleguar, duke dhuruar, duke shitur – ca sektorë te privatë e te PPP, ca duke ia lënë Washingtonit, ca Brukselit, ca Berlinit, ca fqinjëve’,-shkruan Zaimi në Facebook.
Më tej, ai shton se i pari synon ngritjen e shqiptarëve në teatrin e kombeve, ndërsa të dytët e kanë zbritur tashmë Shqipërinë e Kosovën në territore të administruara, prej ku banorët mezi ç’presin të ikin.
‘Por Albin Kurti shtrin dorën e bashkëpunimit, sepse me erërat e ftohta që po fryjnë, është fatale për shqiptarët nëse për çështje kombëtare janë të përçarë’, – shton Zaimi.
Kujtojmë se ky reagimi i Zaimit, vjen pas takimit tensionues të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me atë të Shqipërisë Edi Rama
Ata ishin në krah të njeri-tjetrit në Tiranë, në një konferencë të përbashkët shtypi, në të cilën Albin Kurti i kushtoi rëndësi ‘macro-Shengenit shqiptar’ dhe anashkaloi nismën e Ramës, ndërsa ky i fundit nga ana e tij ia ktheu aty për aty:
‘Nuk mund të ketë ‘Macro-Shengen shqiptar’ pa pasur një ‘mini-shengen ballkanik’.