Bota

Alarmante/ Shkon në 900 numri i të vdekurve, mbi 100 viktima vetëm të dielën

Shifra alarmante shfaqen nga të vdekurit nga koronavirusi kinez. Numri i vdekjeve në rang global ka arritur të kalojë shifrën 900, ndërsa vetëm të dielën janë shënuar mbi 100 viktima.

Wuhani është duke u përballur me ‘kushte të kohës së luftës’, pasi qyteti duket tërësisht i izoluar, ndërsa numri i të infektuarëve në gjithë botën e ka kaluar shifrën e 37.000 personave.

Autoritetet në Wuhan kanë filluar të shkojnë derë më derë duke kontrolluar temperaturën e qytetarëvë dhe duke izoluar personat që dyshohen si mbartës të koronavirusit.

Nga njerëzit e infektuar, shumica dërrmuese janë në Kinë kurse dy të tretat në Wuhan. Shkencëtarët kinezë pohuan se burimi i këtij virusi mund të vijë nga kafshët, kjo bazuar në analizën gjenetike, megjithëse rezultatet ende nuk janë bërë zyrtare.

Koronavirusi besohet se ka ardhur nga lakuriqët e natës, por ka kaluar në një mbajtës të ndërmjetëm para se të kalonte te njerëzit. Studiuesit kanë identifikuar një koronavirus tek një kafshë, që është i ngjashëm me atë që shkaktoi shpërthimin e tanishëm.

Vende të ndryshme kanë mbyllur kufirin me Kinën dhe kanë anuluar çdo fluturim për të parandaluar përhapjen. Viktima janë shënuar edhe në shtete të tjera si SHBA, Itali etj, ku dhe po punohet për gjetjen e analizës parandaluese.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?