SPAK dorëzohet përballe bandave të Shkodrës, shpall moskompetencë.

Ka rënë akuza për grupin e strukturuar kriminal ‘Bajri’. GJKKO ka konstatuar moskopetencën e SPAK në gjykimin e çështjes së këtij grupi dhe ka vendosur që çështjen ta transferojë në prokurorinë e Shkodrës.

Bajrajt njihen si një prej strukturave më të rrezikshme kriminale dhe për to është hedhur poshtë akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Të akuzuarit janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri.

Operacioni ndërkombëtar “Oaz” arrestoi brenda një viti 11 anëtarë të grupit “Bajri”. Ata akuzohet për një sërë veprash të rënda penale: kanosje, gjobvënie të paligjshme, vrasje, trafik droge, pastrim parash, etj.

Enver dhe Behar Bajri u përfaqësuan nga avokati Alban Bengasi ndërsa Safet Bajri, Ilir Bajri, Astmer Bilali,Ismet Idrizi dhe Emrah Plaku janë përfaqësuar nga avokati Arbër Hoxhaj.

Pas konstatimit nga GJKKO se dosja nuk është kompetencë e SPAK çështja pritet të kalojë tani në prokurorinë e Shkodrës.

Grupi “Bajri’’ njihet si njëri prej strukturave më të rrezikshme kriminale në Shkodër dhe jashtë saj. Konfliktet me grupin tjetër “Lici” kanë prodhuar një numër të madh viktimash.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments