Nga Albert Avduli/ Opozita është shumicë!

0

Dëshmi e parë, që vërteton titullin e shkrimit, është realiteti shqiptar, në çdo detaj të jetës së përditëshme. Një popull, dita e të cilit nis me njoftime qeveritare për burg, kontrolle, konfiskime, arrestime, tritol etj, kuptohet lehtë se qeveriset nga pakicë. Kjo lloj qeverisje, në teoritë e sistemeve politike, quhet Oligarki. Dita nis si e tillë, por në mbrëmje, nga revista televizive e “sukseseve”, kupton se gjithë pushteti është në duar të Yildrim udhëheqësit(vetëtima).

Oh, është shumë më keq, Autokraci. Qëllimi ì shkrimit nuk ka të bëjë me analizë teorike, por veç me evidentimin e gjëndjes reale. Me raportin, qeveri – të qeverisur ! Një marrëdhënie përçmuese, ku sindroma e fitimtarit, nuk pyet për përrenjtë e lotëve të mijëra familjeve. Ndërsa shoqëria përpëlitet në depresion dhe humanizmi ka vdekur, ky grup qeverisës, kalon mbi problemet tona si buldozer shtypës. Nuk gjejë dot krahasim më përfshirës sesa bulldozer dhe traktorist me sy të fashuar, që mos të shoh se çfarë shkel. Prijësit, tashmë, ì është mbushur mëndja, se qëndron mbi jetët tona, si Apostolik ì dërguar prej Zotit. Dështimet e njëpasnjëshme, mundohet t’i mbulojë me një propoganda, e cila distilohet në laborator qeveritar.

Vota e popullit, prej shtatë vitesh, është kthyer në tmerr, të atij që e delegoj. Tmerr për popullin dhe gosti e beniaminëve të pushtetit. Në çdo vënd demokratik, kushtetuta dhe vota është ajo, që ju rri qeveritarëve, si Shpata e Damokleut mbi tryezën e punës. Këtu jo ! Këtu, thikat e forcës, popullit ì ekspozohen çdo ditë. Tashmë, e kaluan Rubikonin. Mirë ne, që me votën tonë, zgjodhëm më të keqen e mundëshme dhe gati një dekadë, ja dhuruam qeverisë. Jetën e fëmijëve, me ç’të drejtë e falëm?
Ata nuk votuan, por ne ju përcaktuam atdheun e gabuar. Jemi shumica në këtë gjëndje. Pesha e dhunës psikologjike dhe varfërisë, njëjtë na rëndon si demokratëve dhe socialistëve. Jemi shumica opozitarë dhe tani sondazhet janë të kryera në shpirtin dhe arësyen e secilit.

Tjetër tregues, se pakica e theksuar janë çeta e pushtetit, është zhurma me akte qeverie pa fund dhe prezantimi ì maskave, armëve, paradave të aksioneve policesk. Një qeveri, që gjithë jetën e paraqet nëpërmjet forcave të armatosura, pohon çarmatosjen e saj. Gjithësesi, 8 vite janë tepër shumë në jetën e individit, por nuk janë aq pak edhe për ecurinë e kombit dhe shtetit.
Në këtë rrafsh, regresi është ì dukshëm dhe portat e Evropës po na përplasen fytyrës. Demokracia ka rënë në batak. Përsëritet fakti nga gjithë kancelaritë dhe organizmat ndërkombëtare e ne prapë heshtim. Kambanat po bjen dhe fatmirësisht, ne s’jemi njerëz pa vesh.

Madje, Çubrillovic, na ka pas etiketuar si njerëz me një organ tepër, me bishtin si atavizëm. Kur nuk reagohet, e paskemi merituar, përcaktorin e primitivit dhe pamundësisë për t’u qeverisur si popujt e tjerë. Shoqëria shqiptare, ndodhet në atë dilemën, që si individ, na ka ndodhur të gjëndemi.
Rasti ì semaforit të prishur : Të kaloj, rrezik nga makina. Mos të eci, mbetem nga ana, ku nuk më duhet të jem. Ky është fakti. Gjithë të tjerat shndërrohen në Oratio Montana (Predikim në Mal). Pra flasim, aty ku s’na dëgjon kush. Iluzionet kanë humbur. Veprimi pritet.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author