Presidenti Meta nis vizitën zyrtare disaditore në SHBA.

Politike

Presidenti Meta nis vizitën zyrtare disaditore në SHBA. Kreu i shtetit ishte i ftuar në darkën zyrtare të Departamentit Amerikan te Shtetit me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare. Presidenti Meta ishte i ftuar zyrtarisht nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidenti Meta pritet të takojë zyrtarë të lartë të Administratës Amerikane, në Kongres dhe në Senat.

Postimi në facebook i Presdentit Meta:

I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.

Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.

Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet. 

Image
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?