Politika dhe drejtësia në betejën e besueshmërisë!
Alban Daci
Ndoqa sonte emisionin “Opinion” që kishte temë me miratimin dhe hyrjen në fuqi të “KCK” dhe konfiskimin e pasurive. Nuk dua të merrem me interpretimin teknik të kësaj pakete, e cila sigurisht kërkon interpretime të thella dhe një përfshirje të gjerë në debat. Megjithatë, fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese në lidhje kushtetueshmërisë e saj. Në fakt, duke qenë si ky akt normative ka efekt të menjëhershëm, ai është menduar në kohë me efektshmëri të kufizuar.
Sipas, të gjitha gjasave kur Gjykata Kushtetuese do të jetë e gatshme të marr vendime, afati kohor i këtij akti normativ do të ketë mbaruar dhe Gjykatës do i duhet të marr vendim për diçka që “ishte”, por nuk “është” më. Pra, edhe kjo nismë mund të kuptohet si shfrytëzim maksimal i kësaj maxhorance për ta ndërmarr këtë nismë duke shfrytëzuar edhe faktin e mungesës së Gjykatës Kushtetuese për tu shprehur. Nga ajo që ndoqa tek “Opinion” e duke ju referuar kryesisht zëvendës ministrit të mbrëmshëm, sepse siç e theksoj edhe ai vetë që ka “veshje” politike kuptova se: “Kjo maxhorancë nuk ka besim tek institucioni i prokurorisë dhe po ashtu tek sistemi i drejtësisë në përgjithësi dhe për këtë arsye u “detyruar” të përdori mekanizmat e mirëfillta politike duke përdor forcën/diktatin e maxhorancës për të hartuar dhe për të future në fuqi këtë paketë.
Pra, nga ajo që kuptova unë nga ndërhyrjet e zëvendës ministrit, “KCK” nuk është një çështje e funksionimit apo mos efikasitet të normave ekzistuese ligjore, por si një nismë për të ndryshuar aktorët dhe kompetencat ligjore të zbatueshmërisë”. Çfarë nënkupton kjo? Kur kjo maxhorancë i bën moral sistemit të drejtësisë është njëlloj sikur në një “bordello me dy kate, ata të katit të dytë vetë konsiderohen të ndershme e akuzojnë si të pandershme ato të katit të parë, por në fakt e gjitha ndërtesa është një bordello”. Pra, në kuptimin figurativë çështja e moralit mes maxhorancës e sistemti të drejtësisë më duket kështu! Nëse kjo marrëdhënie edhe konfliktuale mes drejtësisë e maxhorancës shtrohet në këndvështrimin e besueshmërisë, atëherë, mendoj se të dyja palët duhet të trajtohen me të njëjtin standard.
Çfarë do të thotë kjo? Është folur vazhdimisht për gjykatës e për prokuror të korruptuar që nuk zbatojnë ligjin! Por, të mos harrojmë se ne kemi nëj maxhorancë e cila qeveris nga 2013 e deri më sot dhe në gjirin e saj ka pasur deputet të dënuar për vepra të rënda penale e po ashtu edhe kryebashkiak, lista e të cilëve sipas të gjithave gjasave do të rritet edhe më shumë në vazhdim. Absurditeti i kësaj historie është se, prokurorët dhe gjykatësit që kanë pasur probleme me ligjin u larguan nga sistemi i drejtësisë pikërisht nga reforma në drejtësi. Ndërsa kjo maxhorancë me deputet të inkrimuar, kryebashkiak të inkrimunuar dhe të larguar nga dekriminalizimi, jo vetëm që nuk është larguar, por sfidon sistemin e drejtësisë të reformuar me konsensus duke përdorur nismën politikën dhe diktaturën e shumicës duke hartuar dhe duke futur në fuqi një paketë me norma. Atëherë, nëse çelësi i diskutimit mbetet besueshmëria, ashtu siç ju nënshtruar sistemi i drejtësisë besueshmërisë dhe reformimit, ashtu duhet t’i nënshtrohet edhe kjo maxhorancë dhe kjo politikë. Nëse në drejtësi kemi ligjin dhe zbatueshmërinë e tij apo ndëshkueshmërinë e tij po përmes ligjit, në politik kemi edhe ndëshkueshmërinë politike përmes moralit por edhe përmes përgjegjshmërisë publike.
Pra, politika duhet të testohet nëse ka besueshmërinë e saj, kur ndërmerr nisma shumë të diskutueshme. Në një botë perëndimore me demokraci të qëndrueshme do të hynin në lojë referendumit për të marrë besueshmëri e qytetarëve. Ndërsa në një rast si Shqipëria, besueshmëria e vetme që mund të marr një maxhorancë për nisma kaq radikale dhe për të limituar të drejtat dhe liritë e qytetarëve është që ajo të shkoj në zgjedhje të parakohshme për të vënë në provë besueshmërinë e saj. Sot, kemi optikën e qytetarëve që fatkeqësisht kanë humbur besueshmërinë si ndaj sistemit të drejtësisë ashtu edhe nda politikës apo maxhorancës. Sistemin e drejtësisë e reformuar dhe po ashtu e bën të kalonin në sitën e vetingut, atëherë përse të mos bëjmë të njëjtën gjë edhe për këtë maxhorancë dhe për këtë klasë politike?! Meqë i gjithë realiteti dhe çështja trajtohen në këndvështrimin e besueshmërisë, atëherë zgjidhja e problemeve me të cilët përballen shqiptarët nuk është vetëm e natyrës juridike me sistemin e drejtësisë, por thellësisht çështje politike dhe kanë të bëj me besueshmërinë e shqiptarëve kundrejt kësaj maxhorance.
Zgjidhje të vetme në këtë këndvështrim, unë shikoj zgjidhjen politike që do të thotë zgjedhje të parakohshme në të cilët kjo maxhorancë do të kalonte testin për një seri nismash që interpretohen si antikushtetuese si: PPP, KÇK, zgjedhjet e 30 qershorit e të tjera që tashmë trajtohen prej kohësh në mediumet e forumeve mediatike.