Tallavaja e Ermalit, Kali i Trojës për Tropojën për përçarjen e malësorëve.

0

Nga Azgan Haklaj

Tallavaja e Ermalit, Kali i Trojës për Tropojën për përçarjen e malësorëve.

Komediani Edi Rama si Nojani i Mongolëve.

Filmi i Mamaqit morti politik i dajës.

Reagova si vullkan më tërë fuqinë e qenies time, forcën e shpirtit e të zemrën, me zërin e kthjellët si uji i Valbonës, pastërtisht si bora e Shkëlzenit ma argumenta të pakontestueshëm ndaj përbaltjes së traditës, zakoneve, dokeve, ritit të bukur dasmës, ku dy të rinj e fillojnë jetën, fjalorit rrugaçëror të dajës producent, cenimit të nderit të femrës malsoriane nga kuratori i Edi Ramës, Ermal Mamaqi në prononëcimin e tij publik.
Kuratori Mamaqi ka marrë përsipër të kurojë imazhin publik të Edi Ramës, siç bëri një vit më parë pas protestave studentore e për këtë është deshmitar i gjithë publiku shqiptar, siç është për dekleratën e tij.
Në filmin e ideuar prej tij Edi Rama u tall me virtytet e Tropojës, kjo nuk ka dilemë, tallje sarkastike.
“Shakaja është paraqitja gazmore e të vërtetës ngrysur” thotë një fjalë e urtë popullore.
Edi Rama shprehu urrejtjen patollogjike, por me shaka që ndien për Tropojën, malësorët, Veriun.
Tiranët pasi rrembejnë shtetin uzurpojnë gjithçka.
Kështu veproj dhe Zhupan Rama.
Pasi me anë të pushtetit rrembeu shtetin, krijoj kalifatin e tij, uzurpoj të gjitha pushtetet kushtetuese, përdori asetet kombëtare e pasuritë strategjike si deshi, institucionalizoj, korrupsionin, u përpoq të asgjesonte opozitën reale, duke fabrikuar opozitë artificiale, pushkatoi Kauzën Çame, u përpoq të ndante Kosovën por ndeshi në barrikadën e pakapëcyeshme Haradinaj e pas kësaj me sivëllaun e tij Vuçiç krijoj miniShengenin Ballkanik, me qëllim aneksimin e Kosovës, krijimin e
bajppaseve për daljen në Detin Adriatik të Serbisë, krijimin e Serbisë madhe, apo Jugosllavisë së Re.
Tiranët për të konsoliduar pushtetin e tyre u duhet asgjesimi i fjalës së lirë.
Kështu veproj edhe Edi Rama me paktën antishpifje por u mund nga rezistenca e opozitës dhe kundërshtim i fortë ndërkombëtar.
Tiranët kanë frikë nga artistët e ndjehen të kompeksuar nga arti i vërtetë.
Jami deshmitar të betejës gjatë të piktorit dështak, të Despot Ramës për të shëmbur goditën e Teatrit Kombëtar së gjoja është amortizuar.
Termetet e forta nuk i bënë asnjë shenjë këtij Keopsi Artistik dhe e zhveshën lakuriq rrenën e tij.
Pasi dështoi me teatrin shembi godinën ku është krijuar Partia Demokratike, në shenjë hakmarrje për të zhdukur folenë e forcës politike që shembi pushtetin e etërve të tij.
Kryeministri horror vendosi të bëjë revolucionin kulturor modernist siç pati vepruar Maoja në Kinë apo Ati i tij shpirtëror Enver Hoxha në Shqipëri, por ndryshe nga ata Rama u përfshi vetë në këtë lëvizje duke përdorur futuristin Mamaqi e zgjodhi filmin komedi të Tropojës (Malësia e Gjakovës) si kalë troje për të fshikëlluar Traditën Tropojane e për të përçarë malsorët, Kështjellën e pathyeshme nga invadorët e shumtë në shekuj
Për realizimin e strategjisë së tij ka mobilizuar një industri mediatike e disa jeniçerë që janë përdorur gjithmonë si mëkëmbes e gardianë të diktaturave.
Shfrytëzoj rastin të përshëndes mijra vetë të përfshirë ně mbrojtjen e vlerave të Tropojës, të dhjetra portaleve, të mediave që nuk janë nën diktatin e Sulltanit por mbështetën virtytin, të drejtën, të vertetën përballë shpifjes, vesit, pragmatizmit e komercializmit artistik e utilitarizmit politik.
Unë u bëj thirrje të gjithë tropojanëve, malësorëve:
Bojkotojeni me neveri Kalin e Trojës së Edi Ramës që ka si qëllim baltosjen e përçarjen.
Mos harroni se Babai i dajës së Mamaqit, Kristaq Rama firmosi denimin me vdekje me varje të Solzhenicinit Shqiptar Havzi Nelës në vitin 1989 në gërhamat e fundit të diktaturës.
Etërit e Edi Ramës shkelën edhe kodin e të vdekurve duke e lanë të varur disa orë për të terrorizuar qytetarët dhe e varrosën në këmbë poshtë një shtylle të tensionit të lartë.
Varja e Havzi Nelës deshmon frikën e pushtetit nga shkrimtarët.
Kur e pyetën Carin e Rusisë nga kush friksoheni më shumë, ai u përgjigj Pushkini, Pushkini, Pushkini.
Ede Rama sot djali i Kristaqit ka vendosur në mënyrë antikushtetuese Kufirin e Ri, traun pa alternativë të Rrugës së Kombit.
Ky Bimbash taksidar me taksat e paligjshme të Rrugës së Kombit sponsorizoj tallavanë e Mamaqit për tu tallë me Malsorët.
Kam perifrazuar dhe njëherë Witmanin e madh i cili thotë “Nuk kam çfarë ti jap kombit tim përveçse fjalës.
Vëllezër e motra të Tropojës, Veriut, shqiptarë kudo që jeni edhe njëherë ju ftoj shumë vllaznisht e tepër shqiptarisht: Vazhdoni të thoni fjalën tuaj e mos u trembni nga propoganda e shfrenuar e rilindasve.
Shekspiri i madh na ka lanë sentencën
“Bota është e guximtarěve”.
Propoganduesit e Ramës ta kanë të qartë se pasi nuk do ti duhen do ti hedhë.
A veproj keshtu Ideatori i Bolshevizmit Lenini me futuristin Aleksanër Majakovski.
Nojani groteks i tallavasë së Mamaqit do të përballet me etrugrulët shqiptarë.
Dita është e afërt e mortit politik të Ramës e kuratorët e jeniçerët e tij do të bajnë sarkazëm me vetëvehten.

Azgan Haklaj: Ja pse reagova

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author