Besnik Aliaj fitues i çmimit të karrierës në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban.

Të dashur miq,
Kjo puna e çmimeve ndërkombëtare është konsumuar disi, por ky është një çmim prej vërteti!

Me nismën e Rrjetit IHSAI, Instituti IHS, dhe Universiteti Erasmus, Roterdam Hollandë, më kanë përzgjedhur si fitues i çmimit të karrierës në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban, në një seleksionim ndër 9000 profesionistë nga rreth 150 vende të botës. Çmimi do të akordohet në kuadër të WUF 10 Forumi Botëror Urban, që do të mbahet sivjet në Abu Dabi, 08-13 Shkurt 2020, në Emiratet e Bashkuara Arabe, organizuar nën kujdesin e Programit UN Habitat të Kombeve të Bashkuara!

Nuk mund të mohoj kënaqësinë për këtë njohje ndërkombëtare të 30 viteve pune e përkushtim, arritje që e ndaj me zemër e mirënjohje me të gjithë kolegët e studentët e mi ndër vite në Institutin Co-PLAN dhe Universitetin POLIS, sidomos kolegët e miqtë Dritan Shutina dhe Sotir Dhamo! Faleminderit sinqerisht të gjithë atyre që menduan për mua, dhe ata që mundësuan këtë çmim!

https://wuf.unhabitat.org
https://www.makingcitieswork.net/award-winners
https://www.makingcitieswork.net/awards
https://www.makingcitieswork.net

Fotografia e Besnik J. Aliaj
Fotografia e Besnik J. Aliaj
Fotografia e Besnik J. Aliaj

Fotografia e Besnik J. Aliaj
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments