Mezi pres të martohem/ 80-vjeçarja martohe me 35-vjeçarin

0

Një pensioniste britanike 80-vjeçare ka në plan të martohet me të dashurin e saj egjiptian, edhe pse ai është vetëm 35 vjeç. Britanikja është dhjetë vite më e madhe se mamaja e egjiptianit.

Iris Jones ra në dashuri me Mohamed Ahmed Irbriham pasi u njohën në Facebook. Pasioni e përfshiu menjëherë për egjiptianin e papunë dhe pas katër ditësh vendosën të martohen në Kajro, por nuk kishin letrat e duhura.

Irisi insiston se i dashuri i saj nuk e ka mendjen te paratë e saj. Ajo shton se qëllimi i tij nuk është pasaporta britanike.

“Ai më ka thënë se është gati që ta tregojë këtë përmes një marrëveshje paramartesore,” thotë britanikja.

Vetëm pak orë pasi u takuan, ata bënë seks.

“M’u duk vetja sikur isha e virgjër sërish. Nuk ishte e lehtë, por ishte shumë romantike,” thotë Iris, e cila ka nja katër dekada pa e provuar, që pas ndarjes me të shoqin.

Për momentin ajo jeton me një pension. Ish-pastruesja ka në pronësi një shtëpi me vlerë 220 mijë sterlina. Mohamed thotë se nuk i interesojnë paratë. Sipas tij, lumturia nuk blihet me paratë.

Kjo romancë ka zemëruar djemtë e Irisit. Ata kanë paralajmëruar mamanë, por ajo u ka thënë se egjiptiani nuk është i fiksuar pas parave.

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author