Aktualitet

Asnjë prokurori nuk merr përsipër të hetojë një dosje të bujshme që tregon blerjen e votave.

Asnjë prokurori nuk merr përsipër të hetojë një dosje të bujshme që tregon blerjen e votave, në të cilën thuhet se janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë. SPAK ka vendosur ta rikthejë përsëri foton në prokurorinë  e Dibrës duke mos pranuar disa akte të saj.

Pas përgjimeve të publikuara nga ‘Bild’ në korrik të vitit 2019 Krimet e Rënda shpallën moskompetencë për hetimin e dosjes.

Enkeleda Cami Keshi refuzoi të mbajë dosjen në Prokurorinë e Dibrës. Kujtojmë se dosja 184 po heton shitblerjen e votave.

 Kjo dosje u bë e njohur në media dhe publikun shqiptar pas publikimit të përgjimeve të zyrtarëve të lartë qendrorë dhe lokalë të Partisë Socialiste në skemën e blerjes së votave në Bashkinë Dibër në vitin 2016 nga prestigjiozja ”Bild”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania