Përhapja e koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task Force

0

Shqipëria ka aktivizuar protokollet e sigurisë në fushën e shëndetësisë sipas udhëzimeve të OBSH-së për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task Force, grupin e ekspertëve dhe deklaroi sot para medieve se Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët, pasi nuk ka linja direkte fluturimi me Kinë, por do të marrë masa për rritjen e survejancës në lidhje me koronavirusin e ri.

Manastirliu tha se “Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët porsa i përket rrezikut të depërtimit të virusit, por duke qënë se mbetet rrezik evident, po merren masa. Ndaj po merren masa: Aktualisht ISHP ka përforcuar survejancën ndaj infeksioneve të rënda akute. Janë përgatitur planet për menaxhimin e rasteve në përputhje me rregulloren të shëndetit.

Sipas rekomandimeve të OBSH, Komiteti i Posaçëm i mbledhur në OBSH nuk ka shpallur emergjencë ndërkombëtare dhe mbetet një mbledhje e Komitetit për zhvillimet e mëtejshme.

Çdo veprim është në koordinim me OBSH. Masat që janë duke u ndërmarrë nga Shqipëria janë në koordinim me OBSH.

Edhe pse në lidhje me interferencën dhe tregtinë ndërkombëtare, OBSH nuk ka caktuar ndonjë masë, ne kemi marrë masat për survejancën dhe janë aktivizuar protokollet përkatëse.

Duke qenë se nuk kemi linja ajrore direkte me Kinën, kemi rrisk më të ulët se vendet e tjera evropiane megjithatë jemi duke marrë masat. Kjo situatë ka një menaxhim ndërkombëtar ndaj Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka kontakte me organizatat e shëndetësisë simotra.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author