Meta publikon foton e Ramës me Merkel dhe i kujton zbatimin e 9 kushteve të Bundestagut

0

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama nga takimi i ditës së sotme me kancelaren Angela Merkel. 

 Ai ka përshëndetur angazhimin e Kancelares për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Sipas Metës, zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë.

‘Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë’, shkruan kreu i shtetit.

84406214_2768710769841845_4874100724847345664_n.jpg
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author