Gjykata shpall të pafajshëm ish-kreun e Burgjeve, Arben Çuko

Aktualitet

h deputeti socialist dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko pas më shumë se një viti e gjysmë beteje me drejtësinë, ka fituar pafajësi. Me vendim të gjyqtarit Sokol Tona, Çuko nuk ka lidhje me korrupsionin e lejeve për të burgosurit dhe transferimet e tyre. Prokuroria për Krime të Rënda në atë kohë, e akuzoi ish-kreun e Burgjeve pas përgjimeve me grupin Avdylaj për ryshfet, por në gjykatë dosjen e kaloi vetëm me akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Arben Çuko u arrestua në tetor 2018 si pjesë e një grupi në operacionin policor “Volvo-4”. Më pas gjykata, e hetoi në masën arrest shtëpiak dhe detyim paraqitje, deri në rrëzimin e akuzve sot në Dhomën Penale në Tiranë.

Ish-deputeti socialist dhe ish anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare prej arrestimit ka mohuar akuzat.

Ish deputeti socialist u prangos së bashku me anëtarët e grupit “Avdylaj”, të cilët sipas prokurorisë së krimeve të rënda ndikonin tek zyrtarë shtetërorë përfshi e strukturën e burgjeve për lejet, transferimet dhe vendqëndrimet e të burgosurve.

Në bisedat e përgjuara gjithçka që iu atribua Çukos ishte transferimi i të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro por sipas gjykatës asnjëherë prokuroria nuk faktoi korrupsionin nga ish kreu i burgjeve. Me kërkesë të avokatit Maks Haxhiaj akuza ndaj Çukos u pusha ndërsa për ish shoferin e tij dhe dy persona të tjerë gjykimi u hap duke i marr të pandehur.

Ky hetim u nis nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prenci por edhe pse si pjesë e dosjes së famshme 339 gjithçka përfundoi tek Prokuroria e Tiranës me akuzën e moskallëzim krimi duke pushuar përfundimisht akuzat.

Mbetet për t’u parë nëse për qëndrimin në Qeli ish deputeti socialist Arben Çuko do të kërkojë apo jo dëmshpërblim pasi mori pafajësinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?