Salianji/ Aq kokainë kishte pirë sa më ngatërron mua me Artan Hoxhën

0

Pas publikimit të videos nga Artan Hoxha në Abc News ku duket kryebashkiaku i Bulqizës duke thithur kokainë, ky i fundit vendosi të padisë Ervin Salianjin me qëllim politizimin e çështjes për të mos e kanalizuar në institucionet e drejtësisë.

I ftuar në studion e Abc News, Ervin Salianji shpjegoi se nuk kishte dijeni për këtë video dhe se ka reaguar pas publikimit të ekzistencës së saj nga Artan Hoxha në Abc Neës.

“Di të them një gjë që të gjitha akuzat bëhen për të zhvendosur vëmendjen nga thelbi i diskutimit që thith një tas të madh me lëndë narkotike, ndërsa fëmijet e asaj zone nuk mbushin dot një tas me ushqim.

Ne kemi ujkun çfarë na duhen gjurmët. Ne s’kemi lidhje me këtë çështje, thjesht i jemi referuar medias. Nuk e kam parë fare si video, e pash vetëm atë ditë kur doli në media,- tha Salianji duke theksuar se Lefter Alla duhej shkarkuar nga detyra.

“Mbani mend se si për video të ngjashme u shkarkua një kryetar tjetër aty. Reagimi duhet të jetë i menjëhershëm në këtë rast”, tha Salianji.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author