Balla/ Do të ketë dënim të ashpër ndaj Lefter Allës, Kryebashkiakut të Bulqizës
Ky duket se është qëndrimi zyrtar i PS-së lidhur me rastin Alla, ndaj të cilit u publikua një video, ku pretendohet se po konsumonte lëndë narkotike.
“Shqipëria ka tashmë instrumentet e plotë ligjorë për ti shkuar këtyre rasteve deri në fund. Unë dua të përshëndes dhe të mbështes reagimet e menjëhershme të prokurorisë për çdo rast.
Rasti i djeshëm i SPAK është një rast domethënës, që nënkupton që më në fund në Shqipëri nuk mbyllen çështjet vetëm ne nivelin e akuzave politike. Sapo ju thash që sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, jo ta ketë vërtetuar, qëndrimi ynë do të jetë i ashpër dhe dënimi të jetë i ashpër
Si cdo qytetar i Bulqizës për një rast të tillë ndjejmë neveri nëse vërtetohet, por do ndjejmë neveri për rastet kur parti të caktuara përdorin videomontazhe për të dëmtuar palën tjetër”, tha Balla.
Numri dy i PS-së tha se në asnjë rast kjo parti nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. “Nuk di pistat por dua ta mbështes”, tha ai.
Në fakt, PS ka marrë në mbrojtje të gjithë zyrtarët dhe kryebashkiakët e Rilindjes që duhet të lëshonin mandatet për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Kjo ndodhi në rastin e Valdrin Pjetrit apo Agim Kajmakut, ndërsa dy kryebashkiakë të tjerë janë në proces verifikimi nga Prokuroria.