Zbulim i madh, shkencëtarët mund të kenë gjetur kurën për të gjithë gamën e kancereve
Një zbulim i ri mbi sistemin tonë imunitar mund të shfrytëzohet për të trajtuar të gjithë llojet e kancereve, thonë shkencëtarët.
BBC raporton se ekipi i Universitetit Cardiff zbuloi një metodë për të vrarë kancerin e prostatës, gjirit, mushkërive dhe kancereve të tjera në teste laboratorike.
Gjetjet, të botuara në “Nature Immunology”, nuk janë testuar te pacientët, por studiuesit thonë se ato kanë “potencial shumë të madh”.
Ekspertët thanë se megjithëse puna është ende në një fazë të hershme, është tejet emocionuese.
Sistemi ynë imunitar është mbrojtja natyrale e trupit tonë kundër infeksionit, por gjithashtu sulmon qelizat kanceroze.
Edhe më herët shkencëtarët kanë kërkuar mbi mënyra jokonvecionale dhe të pazbuluara që sistemi imunitar t’i sulmojë në mënyrë të natyrshme tumoret.
Ajo çka ata zbuluan ishte një qelizë T brenda gjakut të njerëzve. Kjo është një qelizë imune që mund të skanojë trupin për të vlerësuar nëse ekziston një kërcënim që duhet të eliminohet.
Dallimi qëndron në faktin se mund të sulmojë një gamë të gjerë kanceresh.
“Ka shanse që të trajtojë çdo pacient”, tha për BBC studiuesi Prof. Andrew Sewell. “Më parë askush nuk besonte se kjo mund të ishte e mundur”, tha ai.
Një lloj i vetëm i qelizës T mund të jetë në gjendje të shkatërrojë shumë lloje të ndryshme të kancereve në të gjithë popullsinë. Qelizat T kanë “receptorë” në sipërfaqen e tyre që i lejojnë ata të “shohin” në një nivel kimikAjo mund të gjejë dhe vrasë një gamë të gjerë qelizash kancerogjene në laborator, përfshirë qelizat e mushkërive, lëkurës, gjakut, zorrës së trashë, gjoksit, kockave, prostatës, vezores, veshkave dhe qafës së mitrës.
Me rëndësi është fakti që ka lënë inde normale të paprekura.
Si mund të funksionojë në praktikë?
Ideja është që një mostër gjaku të merret nga një pacient me kancer.
Qelizat e tyre T do të ekstraktohen dhe pastaj do të modifikohen gjenetikisht, kështu që ato do të riporgamohen për ta bërë receptorin të gjejë kancerin.
Qelizat e azhurnuara do rriten në sasi të mëdha në laborator dhe më pas do të futen sërish te pacienti. Sidoqoftë, hulumtimi është testuar vetëm te kafshët dhe në qelizat në laborator, dhe do të duhen shumë kontrolle sigurie para se të testohet te njerëzit.