Reagon krybashkiaku që pi drogë/ Lefter Alla: Video e montuar, nuk jam unë.

0

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike se ai shfaqej në një video duke konsumuar kokainë.

Në një prononcim për News 24, Alla është shprehur se nuk është ai personi në video.

Më tej kryebashkiaku ka theksuar se video është e montuar.

Ndërkohë disa ditë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha në emisionin ‘Opinion’ ka deklaruar se një video e një kryebashkiaku duke konsumuar lëndë narkotike është në qarkullim, por pa bërë me dije emrin.

‘Ka video të një kryebashkiaku që pi drogë në ambiente publike’, ka thë thënë ndër të tjera Hoxha. Fill më pas disa medie kanë shkruar se bëhet fjalë për Allën, por videoja ende nuk është bërë publike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author