Rama: Do të zgjidh krizën në Ukrainë

0

Kryeministri Edi Rama në cilësinë edhe të kreut të Presidencës së OSBE u shpreh i gatshëm për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe zonat përreth.

Në një konferencë për shtyp në Kiev bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko, ai ka folur mbi hapat që duhen ndërmarrë nga kryesia e rradhës e Shqipësisë në OSBE për të lehtësuar jetën e popullsisë në të dy anët e kufirit.

‘Nuk është rastësi që vizita ime e parë është në Ukrainë. Ajo reflekton rëndësinë e madhe që u kushtoj përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe përreth saj. Në këndvështrimin tim kjo mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot. Do bëjmë maksimumin për të siguruar respektimin dhe parimin e OSBE, do të inkurajojmë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut duke mbështetur përpjekjet e grupit tripalësh.

Ajo çfarë mbetet thelbësore është jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjitha ata përballen me zonat e prekura nga konflikti. Ne do të punojmë pareshtur për të garantuar ndalimin e të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është jetik për jetën e njerëzve atje.

Ky konflikt vazhdon të prodhojë viktima civile dhe kjo është diçka që duhet ndalur. Pikë së pari një synim kryesor është të sigurojmë një armëpushim të plotë.

Rifillimi i dialogut dhe rezultatet e samitit të Normandisë janë disa nga pikat që tregojnë se jeni në rrugë të mbarë.

Ne ndajmë bindjen që kontributi që është dhënë nga gratë dhe burrat e përkushtuar të misionit të OSBE është unik dhe thelbësor për të ulur tensionet. Është e nevojshme për të forcuar më shumë me një buxhet solid.

Shpresoj fort që moti do të na lejojë të vijojmë këtë vizitë me udhëtimin nesër në Ukraninën Lindore për të parë nga afër zonën e prekur nga konflikti’, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of