Gazeta BILD fshin artikullin me akuza për PD-në

0

Mediat pranë qeverisë shpërndanë një artikull të gazetës gjermane BILD, ku flitet për historinë e lobimit rus, një çështje e mbyllur nga gjykata në Shqipëri.

Artikulli u shpërnda fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe bazohet vetëm te deklaratat e Ballës, pa asnjë fakt gazetaresk.

Pavarësisht se BILD u atakua nga PS dhe mediat pranë saj si tabloid i pabesueshëm kur publikoi dosjen e përgjimeve, tani pas këtij artikulli po vlerësohet prej tyre si gazetë prestigjioze.

Vitin e shkuar, BILD publikoi dosjen e përgjimit të vjedhjes së votave duke e quajtur Shqipërinë një shtet mafioz, të drejtuar nga gangsterët.

Pas këtyre akuzave të forta, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një padi ndaj tyre.

Por pas disa orësh online në një cep të gazetës, shkrimi është fshirë. Ndiqni linkun më poshtë: BILD.DE

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author