BILD fshiu artikullin për lobimin rus/ Balla: S’di ç’të them, pyesni gazetën

0

Gazeta gjermane “Bild” botoi një artikull, që e fshiu më pas, lidhur me atë që njihet si lobimi me financimet ruse nga ana e PD-së, një çështje që u rrëzua nga Gjykata e Tiranës.
Artikulli në fjalë u shpërnda në mediat shqiptare, kryesisht ato pranë Qeverisë, nga kreu i Grupit Parlamentar socialist, ndërsa në profilet në rrjetet sociale të Rilindase, u shfaq entuziazmi, lidhur me goditjen që po i bëhej kreut demokrat nga prestigjiozja gjermane.

E njëjta gazetë, kohë më parë publikoi përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 që flisnin mbi manipulimin e votave në të paktën dy qarqe, Durrës dhe Dibër, ndërsa të përfshirë në përgjimet e prokurorisë ishin zyrtarët më të lartë të Rilindjes në nivel lokal dhe qendror, por edhe shefa policie dhe drejtues të institucioneve vendore në këto qarqe.

Në atë kohë, gazeta u paralajmërua nga Kryeministri Edi Rama se do të paditej në Gjykatë, madje kreu i PS-së njoftoi edhe për angazhimin e një avokati.

Por çështja mbeti në kuadrin e fjalëve, pasi nuk pati një padi qoftë ndaj gazetarit Peter Tiede ashtu edhe gazetës. Artikujt e përgjimeve vijojnë të jenë në versionin online, sikundër mjaft artikuj lidhur me drogën dhe grupet kriminale në Shqipëri.

Pas Bild fshiu artikullin ku akuzonte kreun e PD-së, shkrimi që dukej se nuk qëndronte pas verifikimit të bërë nga gazeta gjermane, ka mbetur vetëm në profilet e zyrtarëve të Rilindjes. Dhe duket se Rilindasit mund t’i gëzohen vetëm këtij fakti, pasi në orët e mbrëmjes nuk arrinin të fshihnin entuziazmin jo shumë mbi atë që ishte botuar një artikull mbi financimet ruse, por duke bërë paralelizma mes këtij shkrimi, tashmë të fshirë, dhe atyre të botuara nga Bild mbi dosjet 339 dhe 184, që vijojnë të jenë prezent në kategoritë përkatëse të gazetës.

Taulant Balla, për të cilin gazetari Çim Peka, shkruante në rrjet se ka drekuar ose darkuar me një nga redaktoret e Bild, përpara botimit të artikullit, ka refuzuar të mbajë një qëndrim mbi arsyen pse u fshi shkrimi i gazetës gjermane.

“PS nuk ka asnjë qëndrim për arsyen pse është fshirë, lexuar, sa është lexuar, kush e ka kuptuar një shkrim në një media të tillë. Janë pafund media që kanë shkruar për këtë. Një çështje që nëse tani flasim dalin të publikuara të gjitha kontratat. Këtë çështje sqarojeni me gazetën. Unë do ripostoj në FB time çdo shkrim që vë gishtin në plagë”, tha Balla./ boldnews/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author