Tre dashuritë e Katerinës.
Katerina Puci, ka lindur ne Gjirokaster! Vitet ne Gjirokaster kane qene vite te veshtira, sepse babi ne rregjimin komunist ka qene i denuar me burg nga regjimi. Vitet me te bukura per te, i kaloi ne Laç dhe ne Spaç! Se bashku me ato vite, edhe endrrat e tij u ndrydhen dhe u burgosen).
Per ne, qe ishim me (biografi te keqe) ne vitet e komunizmit, endrrat ishin shume te largeta… Me pelqente mjekesia, por dhe gazetaria! Kenaqesha kur ndiqja fanatikisht Tefta Radin. Mbaj mend kur isha e vogel, doja ti ngjaja!… Dhe erdhi nje dite, qe mu plotesua dhe ajo enderr! Ketu ne Patra, arrita te realizoj emission shqip ne radio greke. Në fillim me ” Faros”98.5 Fm… Dhe me vone ne'” Omega”.. 90 Fm.
Kam shkruar dhe 2 novela. Nje ne shqip dhe nje ne greqisht.. Kur u futa ne valen radiofonike, me hyri deshirat dhe per kengen popullore.. Mbaj mend si tani, kisha ftuar ne emission nje kengetar arvanitas i cili kishte nxjerre disa kenge te bukura popullore çame, te vjetra! Kendonte ai, kendoja dhe une! Madje me ftoi dhe ne nje koncert ku kendonte pas disa ditesh, duke me dhene mikrofonin…
Pas atij koncerti, fillova te studioja kengen popullore greke. Shkova dhe u regjistrova dhe ne shoqaten e muzikanteve ketu ne Patra! Njekohesisht iu futa dhe kenges popullore shqiptare.. Kam nxjerre deri tani 5 albume. 4 ne greqisht dhe nje ne shqip.. Keto dite qarkulloi albumi im i RI,me muzikantet me te fuqishem grek!
Dhe dicka tjeter.. Do i kthehem se shpejti, edhe vales radiofonike. Kam biseduar me nje stacion radioje… Dhe pres me padurim te futem, edhe pse me japin mundesine vetem 2 ore ne jave! Në jeten time jam rritur me dashuri prinderore ç’ka mbollen tek une dashurine per gjithcka.
Eshte kenga popullore dashuria e pare, vala radiofonike dhe proza-keto jane tri dashurite e mia dhe me to dua ta vazhdoje gjithe jeten time.