Tjetër Kryebashkiak i Ramës i dënuar me vendim gjykate. DOKUMENTI

0

Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhit ka denoncuar një tjetër kryebashkiak socialist të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Bëhet fjalë për kryebashkiaun e Matit, Agron Malaj, ku sipas denoncimit të PD-së është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.

Bardhi ka publikuar edhe vendimin e gjykatës.

Image
Image

‘Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj’, tha Bardhi.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët mbi kandidimin e ish gardistit Agron Malaj, pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar, për bashkinë e Matit, Rama tha në atë kohë se Agron Malaj ka qëne pjesë e gardës dhe ka qenë pjesë e atij grupi, por është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.

‘Shumë faleminderit për pyetjen, se e vërteta është që Agron Malaj ka qenë pjesë e Gardës së Republikës, ka qenë pjesë e grupit, po është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.

Juve që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën por edhe detyrën, që para se ti vendosni njerëzit në një kornizë shabllon, unë i kam bërë verifikimet e mia. Është e vërtetë që është larguar, për ti dhënë mundësi transparencës për të gjithë procesin, po bëhet shumë propagandë me këtë.

Në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë që të pranoja në lidershipin tonë lokal, një person që do të ishte fajtor qoftë edhe moralisht për 21 Janarin. Ai ka informuar imtësisht për atë që ka ndodhur.’- tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author