Lirohet një tjetër i dënuar me 20 vite burgim për atentatin me snajper…
Ishte dënuar me 20 vite burgim për atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit, Apeli liron Ergys Kolaverin.
Kolaveri ishte në gjykim për një vrasje të mbetur në tentativë për një atentat që bëri në burgun e Vaqarrit. Ai ishte dënuar me 25 vite burg. Gjykata ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’ pasi më herët rrëzoi dënimin me 25 vite burg.
Më 30 korrik të 2016, i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.
Ergys Kolaveri ishte pajisur me snajper dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut duke pritur të dalë shënjestra.