Aktualitet

Lirimi i Endrit Dokles, Rama: Bashkëpunim i paturpshëm dhe i hapur me krimin, i përket KÇK-së

 Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me lirimin e anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles. Në një konferencë për shtyp me komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, Rama tha se e kishte informuar për dy nismat më të fundit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se i kishte bërë të ditur komisionerit se përkrah reformës në Drejtësi, për pak ditë në vend do të nisë edhe lufta ndaj të ashtuquajturës “Organizata KÇK” duke përfshirë në të edhe gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën. 

E kam informuar për reformën në drejtësi dhe diskutimet për të hapur një ofensivë shëmbullore kundër krimit të oganizuar dhe kundër magjistratëve që si  në rastin e fajit më të freskët të para dy ditësh i përkasin KÇK-së dhe po e përdorin autoritetin e tyre për të bashkëpunuar me hapur dhe paturpësisht me krimin,”-tha Rama në fjalën e tij.

Më tej në fjalën e tij, numri një i maxhoracës, ka gjetur hapësirën për të falenderuar Komisionerin lidhur me ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima.   

“Dua të bëj një falenderim të veçantë. Komisioneri qysh në mometin e parë pas rënies së tërmetit që solli tragjedi në jetën tonë u angazhua personalisht dhe në mënyrë të vijueshme është interesuar drejtpërdrejtë për të marrë nga unë dhe nga ne informacion për situatën. Qoftë për të sensibilizuar gjithë të tjerët. Ishte pikërisht komisioneri që vuri në lëvizje mekanizimin e fondit të parë për të ndihmuar në atë moment emergjencën e madhe. Jam shumë i kënaqur që sot e presim komisionerin si mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të integrimin dhe kemi ndarë pikëpamjet me çfarë ka ndodhur dhe çfarë mund të presim nga ky vit. E rëndësishme që Shqipëria do të bëjë të njëjtat gjëra. Kjo për ne është e vetmja rrugë pavarëisht arritjes apo jo të konsensusit brenda BE,”-shtoi më tej Rama në fjalën e tij. /dosja.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania