Forca shkatërruese e internetit te fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë

0

Mbrojtja e fëmijëve nga rreziku që sjell përdorimi i internetit, do të jetë një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes nga rreziqet kibernetike për 5 vjeçarin e ardhshëm.

Kjo për shkak të ekspozimit të fortë të fëmijëve nga rreziqet që sjell teknologjia, në një cast kur prindërit e njohin shumë më pak e nuk janë në gjendje ta kontrollojnë. Një sondazh i kryer në vitet 2018- 2019 nga Unicef Albania zbardh se gjatë kohës së lundrimit të tyre në Internet fëmijët, janë hasur me situata të padëshiruara.

Më konkretisht, 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur, veçanërisht mosha 15-17 vjeç. 1 në 10 fëmijë (9%), ka patur një përvojë seksuale të padëshiruar në Internet.

Statistikat nga ky hulumtim tregojnë se fëmijët janë të ekspozuar nga përmbajtje të dëmshme online si imazhet e dhunës apo abuzimit (1 në 5 fëmijë), përmbajtje që flasin për dhunë fizike (17% e fëmijëve) apo përmbajtje që flasin për vetëvrasje (1 në 10 fëmijë). 1 në 5 fëmijë kanë qenë subjekt i mesazheve denigruese dhe të urrejtjes drejt tyre, që është gjithashtu një indikator i situatave të mundshme të bullizmit online.

Ndërkohë studimi tregon se fëmijët e kanë të vështirë të ndajnë situatat e vështira që përjetojnë dhe të kërkojnë ndihmë: 1 në 5 fëmijë nuk ia ka treguar askujt ndodhinë që e ka mërzitur ndërsa 75% e fëmijëve të anketuar e kërkojnë ndihmën dhe mbështetjen nga bashkëmoshatarët e tyre dhe jo nga të rriturit.

Më shumë se 20% e fëmijëve të anketuar, pranojnë të gjitha kërkesat për shoqëri në rrjetet sociale, ndërsa 25% e fëmijëve pranojnë se kanë bashkëvepruar online me dikë, që nuk e njohin në jetën reale  dhe 16% e tyre, kanë takuar personalisht dikë,  që e kanë njohur vetëm nëpërmjet Internetit. Prindërit janë të informuar vetëm për 9% të rasteve të mësipërme.

Fëmijët e anketuar pohojnë se nuk kanë asnjë kontroll ose supervizim nga prindërit kur shohin video online (78%), vizitojnë rrjetet sociale (58%), përdorin aplikacionet e mesazheve (57%) apo përdorin kamerën e kompjuterit ose telefonit (56%).Scan

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author