Tryeza e reformës/ Krijimi i Keshillit praktikisht është akti i parë qe deligjitimon parlamentin.

Kreshnik Çollaku

Krijimi e Keshillit Politik te reformes zgjedhore eshte nga dje kryelajmi. .
Forcoj bindjen se ky ka qene nje akt i #Imponuar ndaj maxhorances,nga aktore te trete,miq te ketij vendi.

Marreveshja e Keshilli praktikisht realizon nje nder synimet e para te veprimit te Opozites ne shkurt te vitit te shkuar me ane te djegies se mandateve parlamentare.
Synimi aso kohe ishte delegjitimimi i nje parlamenti dale nga operacione industriale te vjedhjes se votave.
Ne ate kohe ky synim u sabotua rende nga deputetet renegate qe u futen ne parlament.
Protestat e forta megjithese tronditen nuk arriten synimin e kerkur,delegjitimiin e parlamentit.

Krijimi i Keshillit praktikisht eshte akti i pare qe i heq cdo Legjitimitet parlamentit. Ky i fundit kthehet ne noter per te certifikuar PaKushte vendimet e Keshillit.
Ne fakt Keshilli realizon ne thelb kerkesen Opozitare te shkurtit te vitit te shkuar dhe eshte nje sukses i opozites,Parlamenti shpallet Jo Legjitim.

Qe eshte sukses i perpjekjeve te Opozites dhe i presionit partnereve,qe eshte nje zbythje e maxhorances e tregon qarte fakti se te gjithe,pa perjashtim te gjithe kapacitetet propogandistike e publike te maxhorances,media analiste,te pavarur civil,proxy opozitare,te gjithe ata qe per inat te Lulit urojne dite te gjata per Ramen…u angazhuan ne kundershtim te kesaj qe mund te konsiderohet suksesi i pare i betejes nisur ne shkurt te vitit shkuar.

Ngjan e pamundur qe te gjithe te vetet kundershtojne dhe e sulmojne Keshillin,dhe Rama vete e pershendet.

Cfare ka me shume gjasa eshte se ky eshte nje akt qe i eshte Imponuar maxhorances dhe Rama me te tijet do te perpiqen tinezisht ta sabotoje.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments