Nishani: Duhet të rikthejmë dialogun politik, nëpërmjet formave të garancisë
“Duhet të rikthejmë dialogun politik në institucione por duhet rikthyer në format e garancisë. Kërkohet që lëvizja qytetare e vetmja zgjidhje që të frenojë shkarjen e situatës dramatike. Duhen vendosur disa ekuilibra midis të cilave të ngihen dhe mekanizmat për një dialog politik”, ka thënë Nishani nga Shkodra.
Ndërkaq Nishani ka folur edhe për krijimin e gjykatës kushtetuese, ndërsa thotë se sipas tij parlamenti nuk ekziston dhe se situata është futur në një krizë aq të thellë.
“Sot nuk bëhet fjalë për krijimin dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për një platformë për të asgjësuar gjyqësore. Pushteti real për të kontrolluar një qeveri është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Rasti i vetëm në botë që këto gjykata asgjësohen, dhe qeveria ska asnjë kontroll.
Situata është futuar në një krizë aq të thellë sa janë eleminuar të gjithë instrumentat për një dialog politik. Parlamenti nuk ekziston. U mbajtën zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit. Çdo hapësirë për opozitën është dhunuar. Kemi pasur deputetë të opozitës që janë arrestuar, për shkak të opozitarizmit dhe protestës së tyre”, ka shtuar ndër të tjera ish-presidenti.