Politike

Basha: U them shqiptarëve duke i parë në sy, dërgimi i Damianit në burg është prioritet i opozitës

“Unë sigurisht mund të rri këtu e të habitem si propoganda e Ramës ka arritur në këto nivele por kjo nuk është puna ime,.

Por edhe pse e uli në tavolinën e marrëveshjes, Basha sërish thotë se ka guximin për t’i parë në sy shqiptarët pasi siç tha ai, Gjiknuri, Ymer Lala, Vangjush Dako dhe të tjerët e përshire në përgjime, do të shkojnë në burg, sipas ‘prioritetit të opozitës’.

Shqipëria do të ndryshojë përmes mekanizmave që ndryshon dhe europa: zbatimi i ligjit!
Në kushtet e Bundestagut është edhe fillimi i ndjekjes penale i atyre që lidhen me shit-blerjen e votave. Ky kusht është ndjekur edhe me arrestimin e atyre që janë përfshirë.

I shoh shqiptarët në sy dhe u them se nuk ka për të pasur amnistri as për Damian Gjinurin, as për Ymer Lalën, as për Vangjush Dakon. Dërgimi i tyre aty ku e kanë vendin është prioritet i opozitës së bashkuar.

Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës ndaj stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore nuk është gjë tjetër vecse rënie pre e kësaj propagande.

Ne kemi një udhërëfyes që është rezoluta e Bundestagut duke krijuar një proces të reformës zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim”, tha Basha.

Ne kemi një udhërëfyes që është rezoluta e Bundestagut duke krijuar një proces të reformës zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim”, tha Basha.

“Garantoj qytetarët shqiptarë, demokratët mbështetësit e opositës, të zhgënjyerit nga partia e tyre, se procesi ka një dhe vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës, që cdo shqiptar të vendosë për qeverinë që do, parlamentin që do, e ti shkarkojë ato me votë, siç ndodh kudo në rajon. Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as fatet tona politike. Sakrifica e mandateve të djegura, solli atë që cdo kush mund ta konsideeronte të pamundur, vetëndërgjegjësimin e perëndimit, se Shqipëria ka nevojë për ndihmë.

Mos kini asnjë dyshim, është vetëm fillimi i një beteje që do të konsiderohet e fituar kur të kemi nje qeveri e Parlament të dalë nga vota e qytetarëve.

Për opozitën objekitivi politik është i qartë, largimi një orë e më parë i kësaj qeverie me zgjedhje të lira e të ndershme, që do i paraprijë një reformë zgjedhore.

Kushti i parë është miratimi i reformës zgjedhore. Është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur, dhe e ka luajtur me vetëdije të plotë, në shërbim të një interesi të vetëm, të qytetarëve shqiptarë. Po të ishte për interesa meskine kishte dhjetëra rrugë të tjera, që i kemi refuzuar me përbuzje. Kurrë s’ka qenë më ulërtise kërkesa për ndryshim. Ditë për ditë zbulohen kryebashkiakë me rekorde kriminale, qytetarët bien viktima të sundit të krimit. Rruga e vetme për të dalë është të bashkojmë forcat, e cdo force politike, qytetari, pensionisti, shoqëri civile, studenti, për të vendosur edhe këtu ato standarde.

E gjitha kjo është produkt i bashkëjetëses së politikës me krimit, dhe grabitjes së gjithckaje, nga një grusht njerëzish. Kjo është partia e babëzisë. Mundja e tyre, dhe shporrja nga zaptimi i institucioneve është synimi i vetëm i opozitës.” u shpreh Basha.

Total 5 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania