Arrihet marrëveshja VV-LDK për qeverinë e re

0

Edhe për kundër se kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendi të Kosovës, subjektet fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë përafruar qëndrimet rreth formimit të institucioneve të reja.

Çështja e postit të presidentit të shtyhet për më vonë, ka mësuar SYRI.net Kosova.

Burime të SYRI.net Kosova nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se marrëveshja është përfunduar ndërmjet tyre dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo marrëveshje sipas burimeve të SYRI.net Kosova do të firmoset së shpejti. 

‘Është e rëndësishme se ka lëvizje pozitive me idenë që çështja e postit të presidentit të shtyhet për më vonë’, tha zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, për SYRI.net Kosova.

Derisa sipas këtij burimi nuk është planifikuar për ndonjë takim sot e së paku deri pasdite, por gjërat mund të ndryshojnë.

Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri,  tha për SYRI.net Kosova se deri në mesditë nuk pritet të ketë takim ndërmjet kryetarit të LDK-së dhe atij të LVV-së Albin Kurti.

Ai tha se nuk ka ngecje e vonesa për arritjen e ndonjë marrëveshje dhe e cila do të arrihet para seancës konstituive.

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author