SHBA: Diktatorët kërkojnë të shtypin fjalën e lirë

I ngarkuari me punë SHBA-së në Tiranë, Daniel Koski me tone të forta ndaj ligjit të censurës të miratuar në parlament nga Edi Rama.

Duke folur në aktivitetin e organizuar nga Avokati i Popullit me temën ‘Liria pa urrejtje’, Koski tha se liria e shprehjes është shumë e rëndësishme për sistemin demokratik.

Koski dha një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje që mos të kthehen kurrë në një vend ku mungon fjala e lirë.

‘Fjala e lire është siguria e demokracisë. Ka kufij të ligjëratës së pranueshme dhe të papranueshme.

Diktatorët janë ata që kërkojnë gjithmonë të shtypin fjalën e lirë.  Ju nuk duhet të ktheheni në kohën kur fjala e lirë shtypet’, tha gjatë fjalës së tij Daniel Koski.

© SYRI.net

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments