Vetëm në një pallat hiqen 17 depozita 1 mijë litroshe

Aktualitet

Vendosja e depozitave te ujit mbi tarracat e pallateve eshte kthyer në rrezik të vazhdueshëm për jetën e mijëra qytetarëve, sidomos pas termetit te 26 nentorit. Bashkia e Tiranes ka nisur aksionin per heqjen e tyre nga pallatet e shpallura te pabanueshme me vendim te Institutit te Ndertimit.

Por, vetëm në njërin prej tyre në njësinë Nr. 6 janë çmontuar 17 depozita me kapacitet 1 mijë litërshe, te cilat e rendonin ndjeshem tarracen dhe strukturën e këtij pallati.

Bashkia ka propozuar që në vend të depozitave personale, banorët të vendosin depozita të përbashkëta të ujit, që përveç garantimit të sigurisë për jetën dhe shëndetin e vetë banorëve, do të sjellë edhe një mirëadministrim të depozitave dhe furnizimit me ujë. Heqja e depozitave ne pallatet e pademtuara nga termeti duhet te behet nga vete banoret, ne bashkepunim me administratorin e pallatit. Tashmë, jo çdo banor duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e depozitës individuale, por sipas rregullave dhe ligjit të bashkëpronësisë, e gjithë tërësia e bashkëpronarëve, nëpërmjet administratorit të përzgjedhur, kujdeset për depozitën e përbashkët të ujit, ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të pallateve të reja të banimit.

Bashkia e Tiranës do të mbështesë asamblenë e bashkëpronarëve dhe administratorët për lehtësimin e këtij procesi për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit, me qëllim dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?