Asnjë rritje pagash, rritje miliardëshe për dietat. Jam e shokuar, nuk e tres dot.

0

Është gazetarja Edlira Gjoni ajo e cila fut në ‘sitë’ buxhetin dhe shprehet e shokuar për faktin që askush nuk ka reaguar.

“Po kjo? 
Kalon buxheti në parlament e ASNJË fjalë për të? 
Nga më tronditëset momente të përvojës në SHBA pata momentin kur kaloheshin buxhetet, në rang bashkie, shteti apo federal! Djersë ligjvënësve e të zgjedhrve në 5 javët finale të buxhetit. Vështrim me lupë i medias dhe gjithë aktorëve. Ndryshime të shpeshta deri në sekondën e fundit!
Këtu miratohet buxheti i një viti plot pikëpyetje e nuk ka për be vend për të?”, shkruan Gjoni ndërsa liston edhe disa pika të rëndësishme nga buxheti.

“E shokuar! Sapo pashë të miratuar në kuvend dhe nuk e tres dot absurditetin e përqasjes sonë ndaj buxhetit.
– Ulje për investimet publike
– Ulje për shpenzimet kapitale
– Asnjë rritje pagash, ama rritje miliardëshe te shpenzimet për pagat (dieta, bonuse dhe punonjës të rinj?)
– Rritje në shpenzimet për interesat
– Tumnajë zërash në arsim e shëndetësi
– Tymnajë në zërat infrastrukturë e energji.

Si mund të kalohen shifra marramendëse pa diskutim real e jo-propagandistik?

Kalon buxheti me qetësinë më të madhe! Elefanti para syve në mes  të dhomës, e ne ankohemi pse dhomën e kemi me tërmet e me miza?”, përfundon Gjoni.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author