Rama replikon ashpër me Hajdarin: Amanet mushkat, s’ia ke haberin për çfarë flet!

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama përplaset verbalisht në Kuvend me Rudina Hajdarin.

Kjo e fundit i tha Ramës se nuk ka nevojë t’i qajë hallin, referuar faktit që më herët, Rama tregoi nga foltorja se si u sulmua deputetja nga mediat ‘kur vendosi të mendojë me mendjen e vet’.

REPLIKAT RAMA- HAJDARI:

HAJDARI: Këtu asnjë nuk është mbi ligjin, cfarë po kërkoni ju sot? Të ngriheni për ligjin, mbi Artur Zhejin e Cim Pekën. Gjithsesicili prej tyre ka të drejtat e tyre njerëzore, jemi këtu për të mbrojtur kushtetutën e shqipërisë.

Zoti kryeministër keni akoma kohë ta rishikoni këtë paketë, ka mundësi për të parë e rishikuar se si financohen mediat online. Janë disa cështje shumë të nxehta,  unë nuk do isha kundër amendimeve. Por jo, nuk është ky ligji, ju thoni s’dini të lexoni, as BE nuk di të lexojë, as këshilloi i Eruopës, as OSBE, vetëm ju dini të lexoni. Ju e dini që kompetencat që i keni dhënë AMA-s nuk duhet t’i jepni. Ju me këtë ligj cënoni të drejtat e individëve. Kryeminstri nuk është këtu të na tregojë cfarë i bie në kurriz në familjen e tij. Dikur më tha mua, Rudin e more përsipër këtë, tani mediat këtë punë kanë. Sot sikur i intereson shumë c’bëhet me mua e del e thotë: Rudinë kështu ta bënë më përpara, mos qani hallet e mia zoti kryeministër, unë qaj hallet e shqiptarëve.

RAMA: Rudina Hajdari nëse do i referohesha avokat Ngjelës do ju thoja Amanet mushkat por, unë do them pak më shumë se kaq. Së pari më nxorre mallin e liderit legjendar të partisë tënde të vjetër që dikur përdorte atë fjalinë, je i lodhur, ka ikur koha jote. Ju jeni e freskët zonja Hajdari, koha juaj s’ka ardhur akoma. Nuk mendoj se kjo është mënyra për të bërë politikë të re, duke mos lexuar ligjin për të cilin po flas. Megjithë keqardhjen që s’ju plotësoj dot dëshirën të tërhiqem sic ju thatë urgjent. Ju thatë që kriminelët kanë të drejtën e tyre, s’kanë të drejtë të vazhdojnë të bëjnë krime kur kapen duke bërë krim. Unë nuk e kuptoj me cfarë logjike, një person që i ka kënduar dy libra, e merr përsipër të përfaqësojë të tjerë të verë ne diksutim; të drejtën e një personi të akuzuar pa fakte të vendoset në vend dinjiteti i tij. Cila qenka kjo liri që u cënoka kur një personi i jepet e drejta të mbrohet nga shpifja? Kurani i shenjtë e quan shpifjen aksion cnjerëzor dhe shpifësit, mishngrënës njerëzish që kërkojnë të vdekur, kështu thotë kurani, nuk e them unë. E të ngrihesh e të me tregosh Putinizmin e Erdoganizmin kur po të them s’e ke haberin për ca po flet. Një ligj që krahasuar me vendet e BE, është limonatë. Në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh.

Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?