Paketa antishpifje/ LSI bashkohet me protestën e gazetarëve

Aktualitet

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është bashkuar me protestën e gazetarëve para Kuvendit, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga miratimi i Paktës “anti-shpifje”. Në një prononcim për “News24”, Petrit Vasili theksoi se me këtë paketë, kryeministri Edi Rama ka për qëllim varrosjen e lirisë së fjalës dhe pengimin e të vërtetës. Ai u shpreh se kjo betejë e kryeministër është një betejë tërësisht e humbur si ndaj medias, ashtu edhe ndaj gazetarëve.

“Sot është një ditë që po kërkohet të varroset liria e fjalës.  Shumë të drejta janë cenuar, por zënia për fyti e fjalës është më e rënda e mbi të gjithave. Kjo ka një synim: varrosjen e daljes së të vërtetave. Unë kam një bindje se kjo është një betejë e humbur. Sot është një ditë e madhe që përfaqësuesit e mediave janë këtu”-tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *