Paketa antishpifje, provokim ekstrem kundër lirisë së medias dhe fjalës së lirë.

Aktualitet

Këtë javë, pritet të miratohet paketa anti-shpifje e qeverisë aktuale të dështuar. Kjo ndodh, pikërisht për të fshehur dhe për të zgjatur dështimin e saj, nga frika e reagimit nëpërmjet fjalës së lirë prej individëve dhe mediave me kurajo, që fatmiresisht të pakta, por egzistojnë akoma. Nuk është rastësi kjo, që “rilindja” e kohëve të sotme, pikërisht në dhjetorin e luftës për liri dhe demokraci, në dhjetorin e përpjekjeve të shqiptarëve për të shpëtuar nga terri komunist, kërkon asfiksimin e lirisë së shprehjes nëpërmjet kësaj pakete antidemokratike.

Kushdo që është i drejtē, komod dhe transparent, jo i korruptuar dhe ligjzbatues, i ndershëm dhe i paperlyer nuk ka frikë nga realiteti dhe nga fjala e lirë. Paketa “anti-shpifje” që pritet të miratohet, nëse po, e lejuar kjo prej nesh, do të na bënte të gjithëve fajtor, të përulur përpara një individi si KM i sotëm dhe përpara një qeverie të tillë që për interesa të veta kërkon të vrasë themelet e demokracisë. Ka ikur koha dhe nuk duhet të kemi frikë, të tërhiqemi përballë çdo shantazhi dhe provokimi ogurzi, që kërkon të vrasë atë të cilën sejcili prej nesh e ka të drejtën më legjitime, më të shenjtë dhe më të domosdoshme siq është FJALA E LIRE. Kjo merr kuptim më tepër, kur për liri shprehje dhe për shpifje realiteti flasin ato, që në thelb të gjithçkaje kanë propogandën dhe deformimin e realitetit nëpërmjet zbukurimeve mediatike.

Kujt i flet për shpifje dhe për realitet mediatik, KM Rama dhe qeveria e tij, ndërkohë kur shumica e shqiptarëve e dijnë, se këto drejtuesë aktualë qeverisës, kanë blerë shumicën e mediave nëpërmjet parave të pista dhe shantazhimeve, kanë denigruar gazetarët më të njohur, kanë krijuar madia dhe TV privat me emrin e tyre, dhe nëpërmjet propogandes shpifëse, fshehin realitetin, mpinë trurin e çdo shqiptari, vetëm dhe vetëm, të zgjasin jetgjatësinë qeverisëse. Ka ikur koha e çfardolloj qeverie, që kërkon mbyllje dhe hermetizim të të drejtave të individit. Ta di mirë kushdo, të cilin mund të e gënjejë mendja, se shoqëria shqiptare, intelektualizmi dhe qytetaria jonë ka kurajo, forcë dhe potencial të gjithanshëm, për të mos e pranuar një gjë të tillë, pavarsisht kostos që mund të ketë.

Prandaj, është detyrimi më i vogēl i sejcili prej nesh, që përpara lirisë në përgjthësi dhe fjalës së lirë në veçanti, nuk vë interesat politike, të reagojë për të i thënë të gjithë sëbashku, STOP paketes “anti-shpifje” STOP propogandës së shpifjeve qeveritare, e cila kërkon të na errësojë sytë, të na mbyllë gojën dhe të na shurdhojë veshët nëpërmjet kësaj pakete “anti-shpifje” të miratuar prej vetë shpifësve.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?