Misionarët e Dhjetorit Në Panteonin e Kombit

0

Nga Azgan HAKLAJ

Dhjetori i Rilindasve Pjetër Budi e Pjetër Bogdani.

Dhjetori i Shen Terezës dhe Atit të Kosovës e Gandit të Ballkanit Ibrahim Rugova.

Dhjetori i Triumfit të Legalitetit mbi Revolucionin Bolshevik në vitin 1924.

Dhjetori i demokracisë shqiptare.

“Lavdia e tyre nuk ka nevojë për asgjë, kemi nevojë ne për lavdinë e tyre”.

Dhjetori i dhunuar i 45-ës nga Satanai Enver Hoxha dhe dhjetori i tanishëm i dhunuar nga Sulltan Rama, uzurpatori i të gjitha pushteteve na bajnë thirrje:

Në këmbë që të mos këndojmë këngë zie për lirinë e humbur.

Kujtesa historike e Kombit Shqiptar ka evidentuar me të drejtë nëntorët e lirisë si evenimente të mëdha e pika kthese në rrugëtimin tonë drejt ardhmërisë, shtetëformimit e prosperitetit.
Protagonistët e Nëntorit të Parë e të Dytë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) e Ismail Qemali, i pari Heroi Nacional e i dyti i Aktit të Pavarësisë në vitin 1912 janë figurat më të nderuara e të pakontestuara nga bashkëkombasit e tyre në trojet etnike.
Nëntori i vitit 1908, 111 vjet më parë është ditëlindja e Alfabetit Shqip dhe gurëthemeli i Identitetit Kulturor të shqiptarëve dhe çertifikimi i Shtetit Komb.
Me 28 nëntor 1944 u çlirua Shqipëria, por fatkeqësisht të nesërmen e kësaj dite u pushtua nga komunistët, të cilët e kishn projektuar disa muaj me parë në Kongresin e Permetit 24 maj 1944.
Me devizën bolshevike “Të gjithë pushtetin sovjetëve”, kmerët e kuq zhbënë Shtetin Modern të së drejtës, Monarkinë Kushtetuese të krijuar nga burrështetasi Ahmet Zogu, i cili u kishte bërë ballë horrdhive bolshevike e fashiste tre dekada.
Komunistët të udhëhequr nga Pol Poti, Enver Hoxha ia arritën qëllimit dhe instaluan diktaturën e proletariatit në Asamblenë Kushtetuese të 2 dhjetorit 1945.
28 Nentori është ditëlindja e Adem Jasharit, Komandantit Legjendar të UÇK- së së lavdishme e krijuar me 28 nëntor 1997, e cila realizoi ëndrrën qindra vjeçare të Popullit të Kosovës për çlirim kombëtar.
Po të vezhgojmë me vëmendje protagonistët e historisë, burrat që në jetën e tyre, me veprën e tyre vendosën gurë të rëndë themeli në Historinë e Rilindjes Kombëtare e kulturore të shqiptarëve, në iluminimin e ndërgjegjes atdhetare, politike e kulturore të ketij vendi, të cilit të huajt i kanë venë epitetin madhështor “Toka e Shqiponjave”, do të verejmë se dhjetori flet me gjuhën dhe emrin e personaliteteve të shquara të Historisë Shqiptare, të denja për Panteonin e Kombit Shqiptar, e për tu nderuar me lavdi të përjetshme.
Në dhjetorin e vitit 1922 në rrethana të dyshymta u nda nga jeta Pjetër Budi, klerik, patriot i flaktë, erudit dhe humanist i madh, i cili me kulturën e tij të gjerë, shumëdimensionale, me përpjekjet e mëdha për lëvrimin e Gjuhës Shqipe e mbrojtjen e saj nga asimilimi, luajti një rol jetik për të ruajtur nga zhbërja identitetin historik e kulturor të popullit të vet.
Para Budit kishim 7- 8 vargje shqip të Lek Matrengës, kurse Ai na la trashëgimi 23 vjersha me 2300 vargje në poezisë shqipe.
Na la veprat “Doktrina e Krishterë”, “Rituali Roman”, ” “Pasqyra e të Rrefimit”.
Pjetër Budi ishte jo vetëm autor i shquar e i begatë i letërsisë sonë të vjetër, por njëherësh edhe njohës i shkelqyer i gjendjes së Popullit Shqiptar, nën sundimin osman.
Ai i ra kryq e tërthor viseve arbërore duke ngjallur kudo shpresën e besimin tek liria dhe optimizmin se do të rikthehet Moti i Madh Arbërit, siç e cilësonin atdhetarët e asaj kohe Epokën e ndritur të Gjergj Kastriotit.
Budi loftoj me guxim e stoicizëm, jo vetëm kundër pushtuesit të egër turk, por njëherësh kundër uzurpatorëve të huaj të Kishës Shqiptare, konkretisht kundër Vatikanit.
Kjo betejë në dy fronte dhe Aleanca Turko- Veneciane kundër tij e kurthi që i ngritën e çuan drejt vdekjes fizike e njëherësh drejt pavdeksisë, ngase ai ishte dhe mbetet një monument i pamatë i Gjuhës, Kulturës e Çështjes Kombëtare.
330 vjet më parë u nda nga jeta Pjetër Bogdani, Korifeu i kulturës, letërsisë e mendimit, humanizmit të shekullit të 17- të, që ndezi dritën e pashuar të kulturës, dijes e patriotizmit shqiptar, Trini e Shenjtë kjo që do të bëhej gurë themeli dhe udhërrefyese e veprimtarisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në prologun e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Bogdani, autor i veprës monumentale “Çeta e Profetëve”, shkrimtar, poet, filozof, humanist, ishte një dijetar poliglot i kalibrit të lartë europian, zotërues i 16 gjuhëve të huaja dhe i lauruar me dy doktoratura në Romě.
Ai ishte ideatori dhe organizatori i Kryengritjes së madhe antiosmane 1687 -1689 në Kosovë.
Bogdani arriti të mobilizonte 20000 luftëtarë vullnetarë të lirisë, i cili në aleancë me Perandorin Austrohungarez Leopold synonte të çlironte popullin e vet nga robëria turke.
Kjo fuqi e madhe ushtarake e rreshtuar pas Bogdanit dhe deshira e flaktë e bashkëatdhetarëve të tij për të këputur prangat e robërisë e bënë Perandorin Austriak ti konsideronte shqiptarët aleatët e tij besnik e faktor për çlirimin e Ballkanit nga robëria turke.
Leopoldi ju drejtohej luftëtarëve të udhëhequr nga Bogdani me shprehjen fisnike e atërore “Albanezët e Mi”.
Ripushtimi i Kosovës e kryeqendrës së saj Prishtinës nga turqit në vitin 1689 dhe dhunimi i varrit të Bogdanit nga hordhitë barbare aziatike ngjallën indinjatë e zemërim në mbarë trojet shqiptare.
As zhvarrimi i tij dhe as dhuna e egër e ushtrisë së Sulltanit nuk arritën ta shuajnë flakën e lirisë që ishte ndezur në zemrat e shqiptarëve.
Aleanca largëpamëse e Bogdanit me Perandorinë Habsburge ishte jo vetëm një kryevepër diplomatike, por dhe një domosdoshëri jetike për mbijetesën e Kombit Shqiptar, në kushtet kur Rusia Cariste kishte dalë në Skenën Europiane e Botërore si fuqi e madhe ekspansioniste, e cila kishte filluar ngjalljen e levizjes ortodokse për të shtrirë hegjemoninë e saj në Ballkan. Shqiptarët ishin të detyruar të luftonin në disa fronte njëherësh për të mbijetuar.
Austrohungaria u ba aleatja më e flaktë e Shqipërisë, në luftën e saj për pavarësi dhe krijimin e Shtetit Kombëtar, e kjo aleancë ka si themel të saj veprën e një burri të ndritur e të pavdekshëm si Pjetër Bogdani.
Me dt 24 dhjetor 1924 në virgjilje të ditëlindjes së Jezu Krishtit forcat nacionaliste shqiptare hyjnë triumfalisht në Tiranë dhe i dhanë fund grushtit të shtetit të qershorit të ideuar e sponsorizuar nga armiqtë e Shqipërisë.
Kjo datë historike që njihet si Triumfi i Legalitetit ku si protagonist absolut ishte Ahmet Zogu, njeriu që me gjeninë e tij politike, kurajon e guximin e pashembullt si ministër i brendshëm, Kryeministër, President i Republikës e më vonë Mbret i Shqiptarëve la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve në shekullin e XX-të.
Ai i dha emrin Epokës së Tij dhe të ngjitet në Panteonin e Historisë si themeluesi i Shtetit Modern Shqiptar.
Shekulli i XX-të, shekulli i Luftës së Dytë Botërore të përgjakshme e vendosjes së Diktaturës Komuniste në Shqipëri dhe asaj Titisto – Rankoviçiane në Kosovë ështé shekulli ku konstelacionin e qiellit shqiptar do ta shendrisin me dritë të pashuar e të amëshuar emrat e Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës, njëra Shenjtore e Emblemë Botërore e humanizmit e solidaritetit njerëzor e tjetri gjeni i politikës, intelektual, humanist, vizionar e iluminist, të cilin Bota e ka pagëzuar me emrin Gandi i Ballkanit dhe Ati i Kosovës.
Është ky muaj i 40- vjetorit të laurimit të Shenjtorës Nënë Tereza me Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1979, çertifikim para njerëzimit i shpirtit filantropik dhe solidaritetit të Genit Shqiptar, të demonstruar nëpër shekujt e mijëvjeçarët e historisë.
Ajo do ti lutej Bill Klintonit “Ndihmoni Kombin Tim- Kombin Shqiptar”.
Në vitin e mbrapshtë shqiptar 1997 të projektuar nga dishepujt e komunizmit e pinjollët e diktaturës në epilogun e jetës së saj Ajo lutej për Shipërinë.
Pas çlirimit të Kosovës Presidenti Klinton shkoj tek varri i Shenjtores Nënë Tereza dhe ju drejtua me fjalët:
“Unë ta kreva amanetin – ta realizova lutjen, tani është koha të luteni ju për mua nga Parajsa”.
Dr Ibrahim Rugova ashtu si Abrahami, emrin e të cilit mbante besoj deri në fund se Zoti e don popullin e tij dhe projektoj politikën e tij gandiste, të ardhmen e ndritur të Kosovës martire.
8 Dhjetori është Dita e Rinisë Shqiptare, apogjeu i Levizjes Studentore të dhjetorit 90-të dhe vetëm pas tre ditësh me dt 11 dhjetor Ditëlindja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ngjarja më madhore e Shqipërisë, pas shpalljes së Pavarësisë së saj në vitin 1912.
Ajo shembi Diktaturën Komuniste, regjimin satanik ateist më të egër në Europë dhe institucionalozoj demokracinë dhe Shtetin e së drejtës, konsolidoj atë dhe integroj Shipërinë në strukturat EuroAtlantike.
Ky vit është viti Jubilar i 75 -vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe 20- vjetorit të çlirimit të Kosovës.
21 vite më parë me 14 dhjetor 1998, tek likenet e Hasit, në Fshatin Gorozhup të Pashtrikut rënë në pritën e hordhive serbe 140 luftëtarë të lirisë ku mbetëm për tu përjetësuar si misionarë të lirisë 40 deshmorë, mes të cilëve njëri prej tre shqipeve të themelimit të UÇK- së Muj Krasniqi ( Komandant Kapuçi), Beqir Gashi, Luljeta Shala etj.
Në këtë muaj të shenjtë të misionarëve të lirisë dhe demokracisë shqiptare, të misionarëve që u ngjitën në Panteonin e Kombit duhet të perifrazojmë shprehjen franceze për Molierin:
“Lavdia e tij nuk ka nevojë për asgjë por lavdija jonë ka nevojë për Të”.
Dhjetori i vitit 45-të i dhunuar nga Hoxha dhe ky i tanishmi i dhunuar nga Sulltan Rama, uzurpatori i të gjitha pushteteve na bajnë thirrje të ngrihemi në këmbë për një Dhjetor të Ri por të mos kënduar këngë zie të lirisë së humbur.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author