Aktualitet

TË JETOSH ME TËRMETET !

Nga: Dr. ARTAN KACANI / Dr. SAIMIR KRISTO
Universiteti POLIS

Një ndër sfidat më kryesore shkenore të diteve të sotme është jo vetëm eksplorimi i sa më shumë elementeve dhe faktorevë të dëmeve nga tërmetet por edhe nderthurja e dijes ndërmjet disiplinave të ndryshme. Studiuesit e pllakave tektonike janë shumë të fokusuar në makro shkalle. Studiuesit e perberjes së tokës dijnë llojet e tokes dhe shpendarjen në hapesirë, ndersa inxhenieret, arkitektet dhe urbanistet mbi ate cka ndodhet mbi tokë. Sociologet dhe antropologoët urbanë janë shumë të fokusuar në marredheniet sociale dhe përdoimin që i bejme hapesirave. Mbajtja sa më afër e këtyre disiplinave të ndryshme për të dhënë resultat të qëndrueshëm është një sfide sa e instituteve kërkimore (Universitetet), por edhe institucionale (Ministritë, Bashkitë, Qarku).

Në këtë pikë është e rëndësishme të theksohet fakti së për të ulur efektet e dëmeve nga termetet duhet ecur me dy drejtime paralele.
1) Njëri drejtim të japë përgjigje nëpërmjet veprimit në kohë dhe burime dhe të shtrirë në territor.
2) Drejtimi tjeter të ngrejë pyetje “çfarë do të ndodhë nëse…?”.

Pra duke hapur horizontin e mundesive sa më të qëndrueshme në reduktimin e dëmeve nga tërmetet. Këtë gjë kryesisht e bejne institucionet kërkimore të specializuara, universitetet. Por të mos harrojmë edhe rolin e kulturës, artit (post, kryesisht), tearti (drama), mitologjise dhe formave të tjera shoqerore në rolin e zbutjes së efekteve shkatërruese nga termetet. Të dy drejtimet e lartëpërmendur janë të shtrirë në kohë të ndryshme dhe asnjëri nuk duhen nënvlerësuar. Me poshtë tre afate kohore të ndryshem ku duhen adresuar përgjigjet ndaj dëmeve të tërmertit.

NË PLANIN AFAT SHKURTËR:

Të vendoset kontakt dhe informacion me të gjithë palët e prekura nga dëmet e tërmetit.
Palët e prekura; ndërtuesit, administratorët e ndërtesave, aktiviteteve dhe banesave, nëse është e mundur, familjet dhe banorët e ndryshëm. Vetëm pasi të jetë permbushur kjo faze analize mbi dimensionin e prekjes nga dëmet mund të hartohen plane dhe strategji të tjera.

Shënim Vlerësues:
Nga të dhënat zyrtare përllogariten afërstisht 1100 banesa të dëmtuara (monofamiljare) dhe 265 pallate kërkojnë vlerësim të dëmeve. Numri i përafërt i banorëve të perfsihirë eshte 5000 deri në 6000. Këto janë vetëm përllogaritjet e para dhe që bazohen në deklarimet e njësive vlerësuese të angazhuar deri më tani.

Të garantohen të drejtat baze të njëriut; strehim dhe ushqim.

Shënim Vlerësues:
Nga të dhënat zyrtare popullsia e goditur nga tërmeti është akomoduar pranë infrastrukturave turistike si hoteleritë e ndryshme urbane por edhe resorte. Mbetet për të shënuar së kjo zgjidhje është me një kosto të lartë si për sektorin e hotelerise, pashkas janë në vullnetin e tyre të lirë, dhe aq me shumë nësë do të rimbursohen me fonde publike apo të emergjences. Pra modeli është jo i qëndrushëm në garantimin e kostove të strehës por edhe të ushqimit. Shpërndarja e ushqimit në formë të decentralizuar në dhoma hotelerie, ku nuk është e mundur të gatuash, do të rezultonte me kosto tejet e lartë. Streha duhet të garantojë përfshirje familjare dhe me sherbimet tësësore të një shtëpie. Po jo të gjithë hotelet janë të projektuar në mënyrë të tillë.

Të garantohet shteti ligjor, në ruajtjen e inflacionit nga paniku apo formave të tjera të spekullimit në dëm të shoqërisë.

Shënim Vlerësues:
Largimi i popullsisë ka efekte të pritshme në ekonomi dhe si pasojë te qytatarët dhe konsumatorët e fundit. Nëse situata nuk mbahet në kontrollin gjithëperfshirës forma dhe sektorë të ndyshëm mund të përfitojnë nga situata. Duke folur nga ata që ofrojnë produkte ushqimore deri tek shërbimet.

Ajo cka është më e domoshme të mbahet nën vëzhgim është manipulimi i informacionit në dëm të qytetarëve qe kanë blerë apartamente apo qe do të blejnë në të ardhmen, dhe në rastet më të veshtira ato që janë me kredi bankare. Fshehja e problemeve ligjore të pasurisë, përmbajtësore apo struktorore të godinës apo humbja e fuqise blerëse nga mosbesimi janë një sfidë e tregut të pasurive të patundshme në të ardhmen.

Raste të tilla janë ndërkombaëtarisht të ngjashme, dhe kanë ndodhur në Napoli, dhe kryesisht jugun e Italise mbas luftes së dytë botërore, ku pjesa dërrmuese e banesave ishte dëmtuar nga luftimet dhe cmimi i pasurive të patunshme fshihte koston reale, e cila hera herës përkthehej me humje jete të banorëve.

Në raste të tjera ja vlen të permendim Termetin e vitit 1986 në qytetin e Kalamates, vendodhur në Jug të gadishullit të Peloponezit në Greqi. Kalamata një qytet me peizazh karakteristik mesdhetar, vendosur në një vije bregdetare 3 here me të vogel së ajo e Qytetit të Durresit me 16km. Ky termet i cili karakterizohet si një nga me vdekjepruresit në Greqi, e cila ka një zone sizmike mjaft aktive në Rajonin e Balkanit. me magniture 6.2 të shkalles Rihter, la si pasoje 22 të vdekur dhe 300 të plagosur duke reflektuar qartesisht pasojat e tij të metejshme dhe kthyer 70 % të qytetit të pabanueshem.

Fotografia e Universiteti Polis

Ky rast konsiderohet si një moment model për të vleresuar kthesen, një hap të ri qe Greqia ndermorri në reformimin e të gjithe legjislacionit dhe institucioneve publike si dhe kultures së të ndertuarit. Pertej presioneve politike, apo të investitoreve dhe aktoreve të tjere, qyteti riformuloi planin e tij urbanistik duke theksuar vizionin e planit për të krijuarn nje kulture reziliente duke e implementuar ate në menyre rigoroze me tej. Ndertimet nuk u lejuan të beheshin mbi 4 kate, duke respektuar standartin e teknologjive apo materialeve ndertimore. në momente qe takimet e keshillit bashkiak asokohe zhvilloheshin nen presion dhe me mbrojtje nga forcat e policise, vizioni për qytetin ishte i qarte duke vene në prioritet njëriun dhe jo fitimin.

Nëse e përmbledhim, tre janë pikat kryesore nga duhet filluar:

1) fitimi i besimit në përmirësimin e situatës dhe rikthimin e aktiviteteve në qytet, (roli institucionave publike administrative dhe i shoqerisë).

2) vlerësimin shkencor, përmbajtësor dhe strukturor të dëmit nëpërmjet kanaleve ligjore, si kode dhe standarte, dhe të administratës publike, (roli institucionave të kërkimit dhe publike administrative), dhe

3) fitimi i besimit në tregun e pasurive të patundshme, (roli institucioneve publike administrative dhe i shoqerisë).

Të hartohet një Plan Operacional

Shënim Vlerësues:
Llojet e fatkeqësive natyrore janë të shumta, ato mund të jenë për arsye hidrike, si përmbytjet, të nxehtit dhe zjarri në habitate natyrore, helmimi i lumjve dhe faunës dhe florës por edhe tërmetet. Ky i fundit është më tepër i lidhur me kontekstin urban si dhe rrjedhoje shkallën njërzore. Ndaj të veprosh në këto kontekste do të thotë të punosh si me formën fizike të qytetit por edhe atë sociale. Mbajtja e një pluraliteti aktorësh në planin e veprimit është thelbësor në ringritjen e besimit, dhe ndihmës reciproke (mutual aid). Pra si veprimi vertikal i institucioneve por erdhe ai horizontal janë thelbësor në kalimin e sfidave të dëmeve nga tërmeti.

Arena institucionale, me aktoret publik, arena sociale me shtypin, arena civile me banoret dhe interesat e tyre, arena teknike me institutet e kërkimit dhe gjykuese (gatekeeper) janë pjesë thelbësore e përshkrimi të një veprimi si vertikal por edhe horizontal. Po ashtu menaxhimi dhe financimi duhet të jenë pjesë e integruar e aktorëve dhe cungimi i tyre do të sillte rrezikun e mos realizimin e një plani operacionesh.

Fotografia e Universiteti Polis

Shqipëria për momentin nuk e ka një eksperiencë të tillë dhe cdo herë ka vepruar në konceptin e “shtet rrethimit”, apo sic quhet në italisht “stato di eccezione”. Në këto rrethana vlen thënia “neessitas legem non habet”, e Carl Schmitt mbi shtetin e domosdoshëmirësë, dhe nënkuptohet së veprimi për të përmbushur nevojat e menjërshme të njëriut nuk njëh asnjë ligj. Ky koncept jo vetëm që është i padrejtë ndaj njëriu-njëriun por edhe ndaj natyres, dhe është shembulli i një menaxhimi social nacionalist (nazist). Ndaj është e nevojshme sa më parë të krijohen sa më shumë modele menaxhimi dhe financimi në përmbushjen e qellimeve të një plani operacionesh.

NË PLANIN AFAT MESËM:

Nëse në planin afatshkurter është e rëndësishme të ulen efektet e dëmeve të tërmetit, në planin afat mesëm është e rëndësishme të tu jepet përgjigje nevojave në dimensionin përfundimtar.

Planet e zhvillimit nga Plani Operacional të ndjekin procedurat e planifikimit urban, si PPV dhe PDV.

Shënim Vlerësues:
Zhvillimet e reja të qytetit duhet të marrin në konsideratë faktorët demografik, rritjes ekonomike dhe sigurisht gjendjes së morfologjisë dhe përbërjes së tokës në mikrozonim sizmik. Këto harta nuk kanë asgjë të vecantë në përgatitjen ë tyre nëmos mund të hasin me kundërshtimin e interesave spekullative në qytet. Sic e theksuam më lartë është e rëndësishme që disiplina të ndryshme të mbahen në uniformitet institucional për të dhënë rezultate sa më të qëndrueshëm.

Po ashtu është e rëndësishme që përgjigjet zhvillimore të mos jenë vetëm në numër familje për metër katror. Plani I rizhvillimit nuk duhet të jetë eksluzivisht për të dëmtuarit nga tërmeti. “Lagja e të tërmetosurve” do të mbarte për vite me radhe stigmën e frikës dhe mitin autoritar të përgjigjes politike. Përgjigja duhet të vijë sa më e shpërqëndruar në territor dhe në afërsi me kominiteteve ku banorët kanë jetuar më pare. Neglizhimi I këtyre detajeve do të sjellë një barrë të rëndë politike në qytet të përqendruar në një zonë fortësisht identifikative.

Të mësohemi me praninë e tërmeteve në qytetet tona.

Shënim Vlerësues:
Tërmetet kanë qenë vazhdimisht të pranishëm në ultësirën perëndimore të Shqiperisë, kryesisht në Velipojë dhe Durrës si zona të paqendrushme dhe kënetore. Për fat të keq kanë qënë jo prezente në fazat e tranzicionit politik dhe shoqëror të Shqiperisë nga vitet 90 deri më sot. Tanimë që ato u “rikthyen” është e rëndësishme të projektojmë edhe qytetet tona në këtë prizëm. Projektimi I hapësirave të emergjencave në qytet, strukturave të ndihmës sociale si mensa publike, banesa për nevojë të përkohshme apo sociale janë vetëm një hap në reduktimin e problemeve sociale pas tërmeteve. Sa më shumë janë strukturat sociale aq më e thjeshtë do të jetë kapërcimi I sfidave. Shkollat dhe institucionet e tjera me shërbim public nuk kanë përse të përzihen në misionet vullnetare të ministrive apo bashkive. Vullnetarizmi në shtresezimin shoqëror duhet të kalojë nëpërmjet kanaleve të sensibilizimit individual dhe prirjeve të gjithësecilit. Këtë e bëjnë strukturat sociale të cilat mbartin plane kauzash dhe vlerash në qytet.

NË PLANIN AFAT GJATË:

Në planin afat gjatë, ndryshe nga i pari dhe i dyti, është e rëndësishme të hidhen hapat e të ardhmes në dy drejtimet paralele të shprehur në fillim të këtij artikulli. Pra si në planin institucional publik por edhe ate institucional kërkimor.

Të hulumtojmë drejt mënyrave të reja të vlersimit të dëmeve nga tërmetet.

Shënim Vlerësues:
Për momentin metodologjitë e vlersimit bazohen në vëzhgimin me sy të lirë dhe veprime mekanike për të parë qëndrushemërinë e godinës. Kjo metodologji jo vetëm që kërkon kohë, pasi në disa raste është e nevojshme të hiqen muret mbajtesëse për të kuptuar dëmin strukturor, por edhe jo garantuese e një vlerësimi gjithëperfshirës duke I lënë gjërat në nivelin e kampionëve. Kjo paqartësi jo vetëm që ka kosto politike, sociale dhe ekonomike por edhe probleme të nivelit të drejtësisë shoqerore – pasi është e pamundur të merret një gjykim I drejtë nga organet ligj-garantues si gjykata (gatekeeper).

Sfidat e tjera lidhen me përpunimin hartografik të njëhsuar në sistemet satelitore por edhe përpunimit të këtyre hartave për qellime ndërdisiplinore sic mund të jetë ndërthurja e rrezikut të tërmetit me habitatet e ndryshme apo faktore të tjerë përkeqësues.

Të stabilizojmë ligjërisht kode ndërtimi, rrjetë aktorësh në planin operacional, dhe inovacionin në kerkimin shkencor.

Shënim Vlerësues:
Kodet, standartet dhe paramentrat duhet jo vetëm të ligjërohen por edhe të përditësohen sipas dakordësimeve ndër-kombëtare ku Shqipëria synon të anëtarësohet. Ligji po ashtu duhet të parashtrojë një metodologji të mirefilte i cili konsolidon menyren e të ndertuarit – zhvilluarit, duke nisur nga momenti i zbatimit të plani, marrjes së lejes së ndertimit, zbatimit të projektit teknik dhe mjedisor, kolaudimit teknik të nderteses – duke konsideruar dhe garantimin e cilesise së materialeve qe do perdoren në ndertim dhe tregut të tyre,

Ndërthurja e një sistemi shkencor dhe e disiplinave njërzore me ate vendiammarres.

Te stabilizojme një kulture edukimi mbi menyren e sjelljes në situata pas katastrofave natyrore, si në rastin e termeteve, permbytjeve etj. Termeti i dates 21 Shtator me (magnituë 5,8) dhe seria e Termeteve të fundit të Nentorit – duke kulmuar në ate të mengjesit të dates 26 Nentor – me magnitute 6.4 Rihter, treguan qartazi një papergatitje jo vetem nga aspekti institucional dhe i strukturave të pergjigjes ndaj ketyre emergjencave por dhe një mungese në edukimin e kultures së sjelles ndaj ketyre fenomeneve. Një kulture edukimi e cila me siguri, do kishte garantuar një qendrueshmeri me të larte fizike dhe sociale, shmangje të momenteve të panikut, pergatitje me të mire të te gjithe rrethanave të cilat do lehtesonin situaten shokuese në aspektin emocional dhe psikologjik në komunitet.

Së fundmi, nga ky termet kuptuam jo vetem problemet qe ka akumuluar territori yne nga menyra abuzive e të ndertuarit, jo vetem impaktin katastrofik qe kultura e zhvillimit – vetem për të fituar ka sjelle në qendren me të madhe urbane në Shqiperi – Tirane- Durres.

Fotografia e Universiteti Polis

Kuptuam rendesine e cilesise qe duhet të plotesojne banesat tona, kuptuam rendesine qe ka hapesira publike, në momente kur të vetmet hapesira boshe në qytet u kthyen sheshet e verteta publike, hapesirat rreth stadiumeve pa kulla siper tyre, rendesine qe ka vija bregdetare dhe mbrojtja e saj apo impakti qe erozioni i tokes dhe ndertimi në zona jo të lejuara për ndertim ka.

Kuptuam rendesine e të qenurit solidar, por dhe paaftesine e shtetit të ofroj kushtet dhe ndihmen minimale për shtetasit e vete, në një moment qe sic Shqiperia post viteve 90 u krijua me energjine e vete investimit të individid mes mosdeshires së shtetit për ti pergjigjur kesaj inciative në të njëjten menyre dhe sot i gjithe aksioni vulnetar i cili vinte brenda apo jashte Shqiperie ishte protagonist për të dhene ndihme në kete tragjedi. së fundmi kuptuam jo vetem rendesine e jetes në komunitet dhe të empatise për njëri tjetrin, por u be e dukshme për të gjithe në sesi jetojne njërezit fare prane nesh, ⅓ e popullesise në Shqiperi kuptoj me të vertete së në cfare kushtesh jetojne ⅔ e tjera.

Shume sisteme ndryshojne përmes demokracise së vertete, disa të tjera permes protestave dhe ngritjeve civile apo të dhunshme, në kete rast kemi momentin e veçante ku jo vetem të reflektojme çfare ka ndodhur deri tani por të projektojme hapat qe duhen marre për diten e neserme, për të krijuar një fytyre tjeter të Shqiperise e bazuar në ekspertizen profesionale dhe jo manovrat politike apo mediatike.

Fotografia e Universiteti Polis
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?