Rrëfimi i Ramës: “Hoqa vëthin kur vdiq Kristaqi, të nesërmen u bëra ministër”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, e cila banonte në pallatin 6-katësh në Durrës, i cili u shemb mëngjesin e së martës, ditës kur ndodhi lëkundja me magnitudë 6.4 të Shkallës Rihter.

Fatmir Gjana, arriti të shpëtojë, megjithëse qëndroi 24 orë nën rrënoja, ndërsa fatkeqësisht humbi jetën bashkëshortja e tij.

Pasi dëgjoi rrëfimin e Fatmirit, Rama kujtoi se kur ishte i vogël ka rënë një tërmet, jo me përmasat e atij të 26 nëntorit.

“Ra termet, u çuam Kristaqi më kapi mua, Neta Olsin, qendruam poshtë derës …”, tha Rama, duke shtuar sipas specialistëve asnjëhere nuk duhet të dalësh jashtë, gjatë kohës që po zhvillohen lekundjet, por duhet qendruar afër derës.

Duke rrëfyer këtë histori, Rama pa djalin e familjes Gjana, i cili mbante vëth në vesh.

“Ti rri në Itali? Më hoqe mallin e vëthit tim… Kam pas edhe unë një vëth. Kaq sa ty kam qenë 29 vjeç. Tani kur e kujtoj e hoqa vethin kur më vdiq baba. Isha në Paris kur më njoftuan…ne kishim marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Unë duhet të nisesha të nesermen se nuk kishte avion. Nga stresi kam ndejt nuk e disa orë… kam heq mjekrrën pa shkumë fare, hoqa vethin dhe u bëra si njeri normal, se atëherë quhesha “anormal”. Erdha këtu për varrimin e babës dhe për koncidencë të nesermen u bëra ministër. Isha pa vëth dhe mjekër kur u bëra ministër”, u shpreh Rama.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments