Rama banorit rom: Unë iu dua shumë, bëni kalamoj me shumicë

Gjatë takimit që Rama zhvilloi me banorët në Laç, një anëtar i komunitet rom në këtë qytet, iu drejtua kryeministrit me frazën “këtu janë të gjithë të bardhë, vetëm unë jam i zi”, duke kërkuar edhe ai të marrë fjalën e të tregojë hallin e tij.

Banori: Të gjithë këtu janë të bardhë, vetëm unë jam i zi. Të flas dhe unë të paktën.

Rama: Ti je si shpirt, hajde ulu këtu pranë meje

Banori: Jam 55 vjeç.

Rama: Ca datëlindje je? 1964?

Banori: Po, ’64!

Rama: Qenkemi moshatarë bashkë. Shife njëherë, alamet kingu është.

Unë iu dua më shumë se çdo politikan. Ju kam qejf se bëni, art, qejf, muzikë. Jetoni si t’iu vijë, s’ pyesni, kalamoj bëni me shumicë.

Banori: Ne kemi ndenjur me qira. Të behet një pallat dhe të lihet për 25 vjet me qira

Rama: Do ta rregullojmë dhe do ta japim me qira.

Banori: Veje dorën në zemër edhe për romët

Rama: Sa i dua unë romët, nuk i do njeri.

Banori: Doja një hotel për plakën time e kam 82 vjeçe.

Ndërsa në fund të takimit, kryeministri Rama i jep edhe çelësin e dhomës për nënën e tij.

0 0 vote
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments