Vuçiç akuzohet për trafik droge

Milos Vuçeviç, kryebashkiaku i qytetit Novi Sad në Serbi, ka kallëzuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe vëllanë e tij Andrej Vuçiç për përfshirje në kultivimin  e marijuanës.

Kryebashkiaku i Novi Sad kërkon hetim për lidhjet e mundshme të dy vëllezërve Vuçiç me kultivimin e marijuanës në një fermë që ndodhet në Jovanicë, pranë kryeqytetit, Beograd.

Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe vëllai i tij janë akuzuar nga opozita serbe për lidhje me pronarin e një ferme, i cili u arrestua një muaj më parë për kultivimin e marijuanës.

Pronari i kësaj ferme kishte bërë kërkesë për të përfituar subvencione shtetërore për kultivimin e kanabisit mjekësor.

Presidenti i Serbisë i ka mohuar këto akuza, ndërsa kallëzimin ndaj tij e mirëpriti duke thënë se më në fund do të zbulohet se kush gënjen.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments