Tre gola në nëntë minuta. Video

Arsenal i jep fund krizës së rezultateve dhe bën këtë me një fitore të madhe me përmbysje në transfertë. Suksesi i parë i Fredric Ljunberg në pankinë vjen në fushën e Ëest Ham, ku “Topcinjtë” imponuan rezultatin përfundimtar 3-1. Por deri te festa, tekniku suedez dhe të besuarit e tij jetuan me fantazmat e dështimit që i kanë shoqëruar javët e fundit, pasi të zotët e shtëpisë mbyllën pjesën e parë në epërsi falë golit të Ogbonna në minutën e 38-të.

Me rikthimin në fushë ps pushimit, Arsenali reagoi fort dhe në minutën e 60-të barazoi rezultatin me talentin brazilian Martineli. Nga ky moment, sfida ishte e gjitha për miqtë që në vetëm nëntë minuta realizuan edhe dy herë të tjera. Në të 66-ën Pepe ktheu shifrat në favor të skuadrës së tij, ndërsa përmbysja e “Topçinjve” u plotësua me Aubamejang, që shënoi golin e tretë. Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e nëntë me 22 pikë dhe kthehet sërish në garë për zonën Champions.
(balkanweb)

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments