Meta reagon ndaj draftit të PS-së: E di shumë mirë detyrën, nuk provokohem nga cicmicet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste për zhbllokimin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese nëse kreu i shtetit nuk vepron brenda 10 ditësh për organizimin e ceremonisë së betim.

I pyetur nga gazetarët, ai ka zgjedhur ta anashkalojë këtë çështje duke u shprehur se nuk është në detyrë por me mision.

Më tej, Meta ka theksuar se kush gjen kohë për tu marrë me çështje të tilla duhet ta ketë të qartë që presidenti është i ndërgjegjshëm për misionin e tij.

‘Presidenti nuk është në punë dhe as në detyrë por është në mision dhe nuk provokohet nga cicmice të tilla nga kushdo që i orkestron ato. Presidenti ka qenë dhe do të jetë garant i Kushetutës së Shqipërisë.

I fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit në një mënyrë më të përgjegjshme. Kush gjen kohë në këto moment për të provokuar presidentin dhe popullin e Shqipërisë për tu marrë me çështje të tjera duhet ta ketë të qartë që presidenti e di shumë mirë detyrën e tij por është dhe i ndërgjegjshëm për misionin e tij’, tha kreu i shtetit.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments