Aktualitet

Inxhinieri, ngre alarmin për mënyrën se si është bërë inspektimi i ndërtimeve të dëmtuara pas tërmetit.

Inxhinieri, Agim Seranaj ngre alarmin për mënyrën se si është bërë inspektimi i ndërtimeve të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit. Në emisionin Opinion, ai ka treguar me dokumente për mënyrën se si është bërë inspektimi, madje duke përdorur 5 formulare të ndryshme dhe secili ka nxjerrë përfundimin e vetë.

Agim Seranaj: Ne po vazhdojmë të bëjmë gabimet që kemi bërë në vite dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gabime pa marrë vesh se çfarë ndodh. Këto janë rrëzuar, një objekt dhe akti i konstatimit e ka ndihmuar që ky ka probleme dhe nuk duhet të banohet. Ai duhet të përforcohet dhe të mbahet deri në një vlerësim më të detajuar më vonë. Ditën e dytë, kur ne shkojmë atje për një qëllim tjetër, për një qëllim tjetër se pranë kësaj ishte një çerdhe dhe ishte bllokuar nga që specialist kishin thënë që mirë çerdhja është në rregull, por oborri është i rrezikuar se shembet ky objekt. Ne u çuditëm nga kjo që atje kishin filluar punimet edhe jashtë, ku këtu ka kaq dëmshmëri, edhe brenda. Ja ku është ai ustai atje. Në objekte të tilla në Durrës tani, që ne kemi qenë, janë duke u bërë gabime më të mëdha që ne kemi bërë deri më sot. Më shumë janë gabimet se si punojmë, dhe do të ndodhin më shumë gabime se si po ndërhyjmë edhe në një tërmet tjetër më të ulët se ky Durrësi do rrëzohet më shumë, do dëmtohet më shumë. Objektet që po ndërhyjmë ti bëjmë më shpejtësi, pa mbaruar akoma ekspertiza e mirëfilltë e vlerësimit të dëmeve dhe mënyrës se si do të ndërhyjë, nuk bëhen në mënyrë artizanale se na kapi shiu apo na kapi dëbora. Por, ngrihen institucione, institucioni i parë që duhet të kryente aktin e konstatimit, ka prodhuar në treg atje, pesë formularë të ndryshëm që unë kam mundur t’i kem, mund të jenë 20 formularë. Formularë mund i lëshon kush të dojë deri më sot./ Opinion.al 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?