Aktualitet

‘Edi Rama, sot shqiptarët duan përgjigje për këto dhjetë pyetje!’

Nga Petrit Vasili

Tërmeti i 21 shtatorit, dhe më pas ai shkatërrimtari i 26 nëntorit, nxorën në shesh shumëçka, por kryesorja dhe mbi të gjitha, ishte Antishteti Rilindas i Propagandës.

Një shtet i kapur e inekzistent edhe në funksionet bazike, një shtet apatik dhe i shthurur organizativisht, një shtet i paaftë dhe i decerebruar, një shtet i propagandës dhe arrogant – ky ishte shteti që realisht sundon në Shqipëri kundër dhe jo në interes të qytetarëve.

26 nëntori si tërmeti i shkatërrimit të madh fillon nga hetimi i përgjegjësisë së rëndë të qeverisë dhe përgjegjësisë penale të Kryeministrit për tërmetin e 21 shtatorit, i cili ishte preludi tragjik dhe i nënvleftësuar i 26 nëntorit!

Banda e të paaftëve dhe të ligjve në pushtet, duke keqinterpretuar 21 shtatorin, që nuk u shoqërua me viktima, bindën veten se tërmet të tillë kaq të fortë nuk do të ketë më dhe e rëndësishme është të valojë propaganda dhe të shfaqet kryeministri me idiotësinë e tij proverbiale e të thotë se më të mirë se ai nuk ka.

Antishteti i Propagandës çoi drejt greminës së 26 nëntorit, shqiptarët me hipokrizinë dhe pacipësinë e tij mediatike, që përqeshnin dhimbjen e njerëzve pas 21 shtatorit.

Ndaj kreu i Antishtetit të Propagandës, Edi Rama, është sot nën akuzë direkte pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit nga i gjithë populli shqiptar.

Tërmeti i 26 nentorit ishte kronikë e një fatkeqësie të paralajmëruar, që në 21 shtator.

Por situata e pas 21 shtatorit u fsheh dhe u manipulua tragjikisht nga Antishteti i kapur i Propagandës.

Shqiptarët kuptuan qartë se nuk kishin në anën e tyre një qeveri që i mbron, por kishin një qeveri, që shet minuta televizive propagande dhe, që nuk zgjidh asgjë, bile poshtëron viktimat me dizinformimin e struktuar kriminal mediatik të saj.

Sot shqiptarët duan përgjigje për të paktën 10 pyetje asgjesuese për Kreun e Antishtetit të Propagandës Edi Rama, të cilit i kërkojnë përse:

1. Nuk shpalli Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore megjithëse vendi u përball me një katastrofë të jashtëzakonshme në 21 shtator.

2. Nuk izoloi ndërtesat e dëmtuara rëndë dhe tepër të rrezikuara, megjithëse Ministrja e Mbrojtjes deklaroi publikisht në 23 shtator se 915 banesa u dëmtuan ndonëse numri real ishte tepër më i lartë.

3. Nuk evakuoi banorët nga ndërtesat e dëmtuara dhe për pasojë tepër të rrezikuara për jetën e qytetarëve.

4. Nuk mobilizoi një ekspertizë ndërkombëtare të kualifikuar për evidentimin e ndërtesave të dëmtuara rëndë.

5. Nuk mori asnjë masë për plotësimin e Rezervave të Shtetit me të gjithë materialet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla.

6. Nuk ju drejtua per ndihme asnje shteti apo institucioni nderkombetar per plotesimin dhe gadishmerine ekipeve te shpetimit, qe rezultonin ne nje gjendje te mjere.

7.Nuk ishte ngritur fare perpara 21 shtatorit Agjensia Kombetare e Emergjences Civile edhe pse ligji i Emergjencave Civile ishte miratuar qe me pare.

8. Nuk u moren fare ne konsiderate dhe nuk u be asgje lidhur me kerkesat e qarta dhe te drejtperdrejta te Presidentit per gadishmerine e perballimit te situatave emergjente nga termeti si edhe ato te dates 23 shtator,kur u kerkua vleresimi i ndertesave dhe kerkesa per ndihme Agjensise Atomike.

9. U deklaruan te sigurta ne menyre te pavertete dhe pa ekspertize inxhinierike te gjitha shkollat, kopshtet, çerdhet, qe jane me qindra e qindra vetem 24 ore pas 21 shtatorit, duke vene ne rrezik jeten e qindra e mijra femijeve qe frekuentojne keto shkolla.

10. Prishjet e banesave me insistimin e Kryeministrit u kryen pa hetim te thelluar e shterrues, duke fshehur e prishur provat qe do te çonin pergjegjesit e tragjedise se vdekjes se 51 qytetareve para ligjit.

Rindertimi duhet te filloje urgjentisht me shkaterrimin e Antishtetit Kriminal te Propagandes, ndryshe as shpirtrat e 51 shqiptareve qe humben jeten nuk do te gjejne paqe, por edhe as mijërat e shqiptareve te tjere, qe kane humbur gjithçka nuk do te shohin rreze shprese.

Ky Rindertim i veshtire i Shtetit duhet te filloje sot, duhet te filloje tani, çdo minute e humbur eshte rivrasje e te ardhmes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?